1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Sibel Halimi prezanton drejtoreshën e re të “Qendrës Kulturore për Fëmijë”

Drejtoresha për Kulturë në Komunë të Prishtinës, Sibel Halimi, ka prezantuar sot drejtoreshën e re të “Qendrës Kulturore për Fëmijë”, Ariana Kasapollit.

Ajo ka bërë me dije se bashkë me Kasapollin kanë diskutuar për idetë e përbashkëta rreth projekteve të ndryshme që përfshijnë në jetën kulturore fëmijët dhe moshat e reja.

Në profilin e saj në “Facebook”, Halimi ka shkruar drejtoresha e re ka një përvojë të jashtëzakonshme në projekte të ndryshme ndërkombëtare në zhvillimin e komunitetit.

“Sot i urova mirëseardhje edhe drejtores së re të këtij institucioni me shumë rëndësi për fëmijët dhe të rinjtë tanë, Ariana Kasapollit. Bashkë me Arianën diskutuam gjerësisht për idetë e përbashkëta rreth projekteve të ndryshme që përfshijnë në jetën kulturore fëmijët dhe moshat e reja. Qendra Kulturore për Fëmijë bart emër kredibil. Festivali “Ylberi i Fëmijëve” është ikona e ngjarjeve kulturore! Ariana ka një përvojë të jashtëzakonshme në projekte të ndryshme ndërkombëtare në zhvillimin e komunitetit”, ka shkruar Halimi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img