Kandidatja për kryetare të Komunës së Ferizajt nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi, ka reaguar ndaj lajmeve se ajo nuk do të mund të kandidojë për kryetare në këtë komunë për shkak se nuk është banore e Ferizajt, shkruan Insajderi.
Halimi përmes një shkrimi një fotografie të postuar në llogarinë personale në Facebook, ku shihet së bashku me Përparimin Ramen, kandidatin e LDK-së për të parin e Prishtinës, ka thënë se sa herë që po bëhen bashkë të dy po sulmohen.
“Saherë po qëllojmë bashkë, po na sulmojnë???? E ne, veç po forcohemi e po buzëqeshim! Nga 17 tetori, Prishtina e Ferizaj do të jenë n’duar t’sigurta✌”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë që gjatë ditës së sotme doli poashtu lajmi se Përparim Rama ka aplikuar në KQZ me leternjoftim të Unmikut, pretendim i cili u demantua nga vetë Rama i cili tha se ka aplikuar me dokumente të Kosovës.