Site icon PrishtinaPress

Sibel Halimi: I vetmi shtet europian nën saksnione, krejt dhe drejt… autoritarizmit

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi tha se Kosova është i vetmi shtet europian “nën saksnione”.

Halimi tha se Kosovës “çdo ditë po i mbyllet një derë” dhe se kryeministri Albin Kurti nuk e ka prioritet prosperimin e vendit.

Si në opozitë ashtu edhe në qeveri, prosperimi i vendit nuk ka qenë dhe nuk është prioriteti i Kurtit, por vetëm pushteti ideologjik i tij – pa zgjedhë mjete – edhe përmes fake news, dhunës dhe popullizmit”, shkroi ajo në një postim në Facebook.

Reagimi i plotë i Sibel Halimit:

Kosovës që i duhej perspektivë e qartë e afirmimit ndërkombëtar, çdo ditë po i mbyllet një derë, derisa Albin Kurti dhe garnitura e tij qeverisëse po na thonë se masat e BE-së janë të padrejta.

Por në këtë situatë, kur Kosova po vihet nën masa kufizimi, fare nuk ka rëndësi aspekti moral i çështjes, se kush ka të drejtë!?

Si në opozitë ashtu edhe në qeveri, prosperimi i vendit nuk ka qenë dhe nuk është prioriteti i Kurtit, por vetëm pushteti ideologjik i tij – pa zgjedhë mjete – edhe përmes fake news, dhunës dhe popullizmit.

Nga moskoordinimi me aleatët, në përshkallëzim e sanksione e drejt izolimit.

Kjo është fotografia aktuale e vendit tonë: I vetmi shtet evropian nën sanksione!

Krejt dhe drejt …autoritarizmit!

Exit mobile version