Site icon PrishtinaPress

Si zakonisht NATO s’e njeh postin e Presidentit, Stoltenberg takohet me “zonjën Osmani”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do ta takojë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg më 7 shtator.

Në njoftimin për takimin që pritet të mbahet pas një jave, blloku perëndimor ushtarak i është referuar Osmanit vetëm si “zonja Osmani-Sadriu”, pa titullin e presidentes.

“Të enjten, më 07 shtator 2023, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, z. Jens Stoltenberg, do ta presë znj. Vjosa Osmani-Sadriu”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Shtyp të NATO-s.

“Sekretari i Përgjithshëm dhe znj. Osmani pas takimit do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp në selinë e NATO-s”, thuhet tutje në njoftimin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior.

Pas takimit, ata do ta mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për media.

Kosova nuk ka mundur ende të bëhet pjesë e NATO-s, pasi aty janë 4 shtete që nuk e njohin pavarësinë e saj.

Exit mobile version