-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Si votoi Serbia?

Zgjedhjet presidenciale në Serbi kanë përfunduar me fitoren bindëse të kryeministrit aktual në Serbi, Aleksandar Vuçiq. A votoi Serbia për kursin evropian apo kursin lindor – si satelit i Rusisë?

Displaying 1eurofly.jpg

Nuk ka dyshim që Vuçiq-i, si fituesi i zgjedhjeve, ishte i favorizuari i perëndimit. Vetëm pak javë para zgjedhjeve, Vuçiq-i ishte në vizitë në Gjermani ku u prit nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, një takim që kishte zgjatur më shumë se koha protokolare. Vuçiq-i ishte edhe në Moskë të njeriu më i fuqishëm atje – presidenti rus, Vladimir Putin. Putin-i, në fakt, do të dëshironte një kandidat tjetër për president në Serbi – presidentian aktual serb, Tomisllav Nikoliq. Kandidatët e tjerë si Vojisllav Sheshelin me siguri që do të ishin të parët në listen e Putin-it po të kishin mbështetje.

Sidoqoftë votimi në Serbi tregoi se ky vend ka më shumë mbështetje të kursit evropian nga kandidatët presidencialë se disponimi në popullatën atje.

Rezultatet e numërimit të mbi 90% te votave treguan një kurs proevropian ku vota proevropiane shkon deri në 79%, me qëndrim neutral rreth 12% ndërsa kursi antievropian dhe antiperëndimor mori vetëm 9% të votave. Këta të fundit janë për lidhje të forta me Rusinë dhe shkëputje totale të marrëdhënjeve me Evropën dhe perëndimin në përgjithësi.

Në shikim të parë duket sikur kursi antiperëndimor pësoi fiasko por edhe vota proevropiane është më shumë e aspektit pragmatik, nevojën e Serbisë për t’u zhvilluar dhe ecur përpara. Lidrët serbë e dinë shumë mirë se Rusia mund t’i furnizojë me armatim, përfshi avionë luftarakë, por fuqia financiare e Moskes është e parëndësishme në krahasim me perëndimin. Rusia nuk është as në dhjetë vendet e para që ka dhënë donacione për Serbinë dhe poashtu ka një pjesëmarrje shumë të ulët të investimeve të huaja atje.

Gjithsesei që Serbia votoi për stabilitet. Vuçiq-i nga një ish radikal është transformuar në një lider pragmatik dhe jo pak herë ka dëshmuar që dëshiron të luaje rolin e Titos – ish liderit komunist në ish Jugosllavinë socialiste, i cili mbante marrëdhënje të mira me perëndimin, botën komuniste dhe bllokun që e quante veten si “vendet e painkuadruara”.

Si njeri pragmatik, Vuçiq-i e ka kuptuar se e ardhmja e Serbisë është në Evropë, qoftë si pjesë formale e saj apo duke aplikuar standardet evropiane. Natyrisht duke mbajtur lidhje edhe me Rusinë, për shkak të aspekteve emocionale në popullatën serbe.

Kur jemi te Kosova, Vuçiq-i do të vazhdojë dialogun dhe normalizimi e mëtutjeshëm të normalizimit të marrëdhënjeve, meqë është e qartë se ai hyri në këtp zgjedhje për të larguar pengesën e një ecje më të shpejtë, Tomisllav Nikoliq-in./GazetaExpress/.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img