Site icon PrishtinaPress

Si u vra gazetari amerikan në Ukrainë, rrëfehet kolegia e cila ishte afër tij

Brent Renaud, regjisor amerikan i vlerësuar me çmime, puna e të cilit është shfaqur në New York Times dhe media të tjera, është vrarë nga forcat ruse në Irpin, qytetin pranë Kyivit. Juan Arredondo, një fotograf amerikan, u plagos, raporton The Guardian.

Renaud u godit në qafë dhe vdiq pasi u vu nën zjarrin rus ndërsa punonte në Irpin të dielën, sipas zyrtarëve të policisë lokale dhe burimeve të shumta ukrainase.

Reporterja Jane Ferguson

Jane Ferguson, një reportere e PBS Newshour, e cila ishte afër kur Renaud u vra, shkroi në Twitter: “Sapo u largova nga vendi buzë rrugës pranë Irpin, ku trupi i gazetarit amerikan Brent Renaud shtrihej nën një batanije. Mjekët ukrainas nuk mund të bënin asgjë për ta ndihmuar atë në atë fazë. Oficeri i policisë ukrainase i indinjuar: “Thuaji Amerikës, tregoji botës se çfarë i bënë një gazetari”.

Exit mobile version