-4.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Si u mashtrua çifti nga Shqipëria prej kosovarit për vizë pune (video)

Fiks Fare iu rikthye një problematike të dhimbshme të shqiptarëve, mashtrimet për viza dhe kontrata pune në vendet e Europës.

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankuan burrë e grua, të cilët kishin parë në internet se një person nxirrte viza pune në Austri kundrejt 1500 eurove. Kanë shkuar në Austri, kanë punuar rreth 2 muaj e gjysmë dhe pas kësaj kohe pronari u ka thënë se do t’ju çoj në Kroaci të nxirrni kontratë pune. Por, skema ishte e qartë; ata mbaheshin në punë gjatë 3 mujorit të lëvizjes Shengen, punonin orare pa orare dhe një pjesë e parave iu mbahej për të paguar shumën prej 1500 eurosh të kontratës që nuk vinte kurrë.

“Personi më tha do t’ju nxjerr vizë pune, kishte firmë pastrimi. Thjesht më ka kërkuar që s’je në ndjekje penale. I kam marrë në prokurori dhe ia kam dërguar. Jam nisur në datën 11 mars 2023. Ai ishte në qytetin Salzburg, në Austri. Mbërritëm në orën 02.00 të mëngjesit dhe në orën 08.00 të mëngjesit kemi shkuar në punë. Viza s’doli asnjëherë. Në Austri ne pastronim hotele restorante. Personi quhej Idriz Rexhepi, na u prezantua si shqiptar nga Kosova. Filluam punë dhe ne qëndruam 2 muaj e pak ditë. Pazari ishte që për 1 vizë donte 1500 euro. 1500 euro unë dhe 1500 euro bashkëshorti. Do e paguanim me punën që do bënim. Do na mbante lekët e punës. Na mbante në punë 1 orë, 2 orë e 3 orë”, thotë qytetarja.

Më tej pohon se viza dhe kontrata e punës nuk doli asnjëherë. “Ai i nxori bashkëshortit një tip kontratë në Kroaci. Nuk e di si e bëri atë kontratën. Ne shkuam nga Austria për në Kroaci. Në Kroaci morëm një leje qëndrimi dhe një kontratë. Jo me atë person, por kontratën me një person tjetër. Emri i firmës s’ishte ai i Austrisë, por në Kroaci.

Ai e bën për t’i mashtruar, se i mban nga 1 muaj e 2 muaj në punë, i mban lekët dhe më pas i dëbon. Atje na treguan se për 6 muaj ka pasur mbi 90 punëtorë. Ai e kishte skemën e gatshme. I mbante dhe i shfrytëzonte njerëzit. Na bënte letrat në Kroaci që s’kishte lidhje fare me Austrinë. Atje dyshuam që e lamë punën” pohuan për Fiksin çifti nga Berati. Ata shtojnë se pagesën 8 euro e merrnin në dorë dhe jo në bankë.

“Na thoshte grisni letrat që mos të duket sikur punoni te unë. Ne i kemi çuar mesazhe na kthe lekët. Me dokumentet që mora, unë s’punoj dot në Austri. Dikush që kërkon punë i thotë viza është kaq. Dhe më pas i shfrytëzon, sillet keq që të largohet vetë. Ne kemi para’ pa marrë, 1780 euro të dy. S’na i ka dhënë. Ai sillej keq me punëtorët. Në fund na fliste në mënyrë ofenduese. Ne kërkojmë vetëm paratë tona. Mos të ndodhin këto gjëra te njerëzit e tjerë. Ka shumë persona të mashtruar”, pohon çifti Balla.

Ndërkohë, në redaksinë e Fiksit mbërriti një tjetër denoncim, kësaj here me telefon e një tjetër punonjëse. “Unë jam nga Elbasani. Lexova një njoftim që kërkohej pune në këtë firmë pastrimi. Na tha për vizë kontratë pune, ishte 1500 euro. Nuk shënohej në pasaportë” thotë ajo.

Gazetarët e Fiksit kontaktojnë me këtë person, që quhet Idriz Rexhepi, duke e pyetur për ankesat që mbërritën në redaksinë e emisionit investigativ. Ai tha se “këto pretendime nuk janë të vërteta”. “Ata kanë ardhur për të punuar këtu. Ajo zonja e vogël kishte probleme shëndetësore. Këtij djalit i është liruar kontrata por papritmas ata janë zhdukur. Letrat i janë liruar atij djalit. Po këtij djalit ka ikur dhe më kanë thënë se kanë probleme në Shqipëri dhe kanë ikur” tha ai, teksa gazetarët e pyetën se në fillim u ka premtuar qytetarëve që do të kenë letra austriake. “S’i kam thënë austriake. S’është e vërtetë. Unë se kuptoj ça lidhje ka. Të Shqipërisë s’u lejohen letrat austriake. Unë i kam thënë letrat e Kroacisë dhe këtij djalit i kanë dalë në Kroaci”, pohon ai.

Fiksi e pyeti se “në Austri kanë punuar në të zezë?” Ai i përgjigj sërish se “s’është e vërtetë”. Por, kur gazetarët i thanë se kemi foto dhe video që kanë punuar, pohoi se “çfarë doni prej meje”. Në fakt, Fiks Fare kërkoi nga z. Rexhepi vetëm një informacion për të gjitha këto pretendime, teksa sërish ai këmbëngul se “s’është e vërtetë, letrat e Austrisë s’ua kam premtuar. I kam thënë letrat e Kroacisë. Më kanë thënë që do shkojnë në shtëpi se kanë njerëz të sëmurë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img