Site icon PrishtinaPress

Si u lirua nga Mallorca për ndeshjen Kosovë – Izrael? Flet Muriqi

Futbollisti i Kosovës, Vedat Muriqi ka thënë se ka qenë i vendosur që të grumbullohet me Kosovën në tri ndeshjet e nëntorit.

Muriqi, mes tjerash në një intervistë për Klan Kosova ka deklaruar se i ka dalë mirë, meqë edhe Mallorca ka shtyrë ndeshjen me Cadizin, e cila ishte paraparë të zhvillohet sot në La Liga.

“Unë e kam pasë 100 për qind saktë që dua me shku, kur e mora ftesën dua me shku, falë Mallorcës e ka anuluar, e ka shtyrë lojën po më del në dy anët mirë”, ka thënë Muriqi për Klan Kosova.

Përndryshe, ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit zhvillohet sot duke filluar nga ora 20:45.

Exit mobile version