Dita e djeshme ishte e kobshme për familjen Islamaj, pasi vëllezërit Blerimi dhe Haxhiu u qëlluan me armë zjarri dhe për pasojë mbetën të vdekur në fshatin Madanaj të Gjakovës.Policia ka arritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që Sinjali ka mësuar se motivi i këtij konflikti që përfundoi tragjikisht dyshohet se lidhet me pronën. Në lidhje me vrasjen e dyfishtë është arrestuar i dyshuari, Gjergj Gjokaj.
Njëri nga vëllezërit u gjet i vdekur në vendin e ngjarjes, ndërkohë që viktima tjetër është dërguar në spital pa shenja jete.
Disa orë pas kryerjes së vrasjes, i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gjakovë u arrestua në fshatin Zllakuqan të Klinës.
Ai u gjet me plagë, pasi dyshohet se është rrahur dhe plagosur nga dy vëllezërit, tashmë të ndjerë.
Nga informatat e grumbulluara deri më tani nga organet e rendit, Policia fillimisht e kanë kontaktuar të dyshuarin përmes telefonit duke i kërkuar që të dorëzohet.
E për t’u dorëzuar, i dyshuari kishte një kërkesë ndaj zyrtarëve policor. I dyshuari, Gjergj Gjokaj, në këmbim për t’u dorëzuar, ka kushtëzuar Policinë për ta dërguar te mjeku për t’u trajtuar.
Ndryshe, informatat e para nga organet e rendit ishin se i dyshuari ishte Gjon Gjokaj, por megjithatë rezultatet e hetimit do ta vërtetojnë përfshirjen apo jo të tij.
Lajmin për arrestim për Gazetën Express e ka konfirmuar Lumni Graishta, drejtor i Policisë së Kosovës në Gjakovë.
Ai ka thënë se i dyshuari është gjetur i plagosur.
“Ai është jashtë rrezikut për jetë. Por intervistomi ka qenë i pamundur”, ka thënë Graishta teksa tregoi që i dyshuari për merr trajtim mjekësor.
Sinjali mëson se dy vëllezërit që mbetën të vdekur, Haxhi dhe Blerim Islamaj, dyshohet se e kishin paralajmëruar familjen e tyre për problemet e vazhdueshme qe kanë pasur me të dyshuarin.
Mosmarrëveshjet pronësore nuk u zgjidhen dhe konflitki veç u thellua e për pasojë përfundoi tragjikisht.
Organet e rendit tashmë kanë një pistë hetimi dhe janë në dijeni se kush mund të jetë potencialisht personi që i ekzekutoi dy vëllezërit.