Site icon PrishtinaPress

Si u dukën këngëtaret shqiptare në “MTV EMA 2022”?

Tapeti i kuq i ceremonisë së ndarjes së çmimeve MTV Europe Music Awards edhe këtë vit ishte i mbushur me yje që i dhanë shkëlqim kësaj mbrëmjeje gala, përfshirë edhe artistet shqiptare.

Nikoqirja e evenimentit të këtij viti, këngëtarja Rita Ora u paraqit me një dukje goxha magjepse, derisa kishte veshur një fustan dantelle me ngjyrë të kuqe dhe të zezë me një prerje strikte tek pjesa e dekoltesë.

Ora pos që dukej bukur me stil flokësh me valëzim, ajo u përkujdes që si gjithmonë të përçojë pozitivitet tek audienca, ndërsa pozonte plot buzëqeshje pranë bashkëshortit të saj, regjisorit Taika Waititi.

Mungesë nuk shënoi as këngëtarja Bebe Rexha, e cila u shfaq me një kostim ngjyrë të kaltër dhe me një panel abstrakt që i ngjante formës së gjethes e që ngrihej mbi kornizën e saj dhe zgjaste deri tek gjunjët. Por, veshja e Bebe Rexhës nuk është se morri edhe kritika pozitive, pasi që mediumi DailyMail e ka klasifikuar mes “veshjeve më të shëmtuara” të MTV EMA-s për këtë vit.

Edhe artistja Ava Max ishte pjesë e këtij evenimenti, derisa në tepihun e kuq u shfaq me një fustan me nuanca të errëta dhe një kombinim mes ngjyrës kafe dhe të gjelbër.

Fustani ishte i hapur tek pjesa e dekoltesë për të vazhduar të lëshohej sipër këmbëve, ndërsa u shoqërua me një grim special dhe flokë të valëzuara sipër shpatullave.

MTV EMA-s 2022, iu bashkëngjit edhe rep artistja nga Kosova, Loredana, e cila u shfaq me një kostum klasik, flokë të kapura sipër dhe grim unik./Prishtinapress/

Exit mobile version