8.5 C
Pristina
Monday, November 4, 2024

Buy now

spot_img

Si u bë Kosova temë pas zgjedhjeve në Mal të Zi dhe pse u festua me flamuj serbë e këngë nacionaliste?

Nacionalistët pro-serbë e kanë festuar në disa qytete fitoren e Jakov Milatoviqit duke kënduar këngë çetnike për Kosovën dhe ngritur tre gishtat me flamurin e Serbisë.

Kjo ka nxitur reagime të shumta në rajon në platformat sociale.

Ivana Stradner, bashkëpunëtore shkencore në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington ka shkruar në Mal të Zi pas fitores së Milatoviqit janë shfaqur flamuj serbë dhe këngë nacionaliste.

“Dhe sërish Radio Evropa e Lirë është një nga mediat e pakta që po raporton të vërtetën për zgjedhjet në Mal të Zi ku janë shfaqur flamuj serbë dhe këngë nacionaliste për Kosovën. Është shqetësuese”, ka shkruar ajo në Twitter.

 

Toby Vogel, bashkëpunëtor i Këshillit për Politikat e Demokratizimit nga Brukseli gjithashtu ka komentuar këto pamje.

Reklama

“Mbështetësit e presidentit të zgjedhur ‘pro-evropian’ të Malit të Zi festojnë duke valëvitur flamujt serbë“, ka shkruar ai në Twitter.

 

Edhe gazetarja Mersiha Neziq ka komentuar duke pyetur se pse kjo po bëhet më këngë nacionaliste për Kosovën.

“Kundërshtarët e tij e akuzojnë atë se është i pambrojtur ndaj ndërhyrjeve serbe dhe ruse. Mbështetësit e presidentit të ri malazez kanë festuar mbrëmë fitoren e tij me flamuj serbë në duar. Në ritmin e këngëve nacionaliste për Kosovën fqinje”, ka shkruar ajo në Twitter.

 

“Festimet e fituesve në Podgoricë. Asnjë flamur i vetëm malazez”, ka komentuar edhe analisti Demush Shasha.

 

Ndryshe, dje Milovatoviq ka fituar garën kundër presidentit aktual Milo Gjukanoviq i cili e ka qenë ideator i shpalljes së pavarësisë së Malit të Zi si dhe ka anëtarësuar këtë vend në NATO.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img