4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Si t’i shpëtoni një sulmi nga i nxehti

Moti i nxehtë dhe temperaturat përvëluese do të na shoqërojnë gati se çdo ditë. Mirëpo, nganjëherë ekspozimi ndaj diellit dhe këtyre temperaturave të larta mund të ketë pasoja fatale.

Sulmi nga i nxehti, është një gjendje, e cila shkaktohet nga temperaturat e larta dhe nga i nxehti i madh. Kjo gjendje manifestohet nga një temperaturë shumë e lartë e trupit, gati deri në 40 gradë. Sidoqoftë, nëse nuk dëshironi të përjetoni një gjendje të tillë duhet të mos dilni kur temperaturat janë shumë të larta dhe të konsumoni sa më shumë ujë.

Disa nga simptomat apo shenjat e sulmit të nxehtit janë:

Temperaturë e lartë e trupit

Dhimbje të kokës

Puls të shpejtë

Frymëmarrje e shpejtuar

Lëkurë e skuqur

Marramendje dhe të vjella

Shkaqet që mund të ju sjellin në këtë gjendje janë: Ekspozimi ndaj diellit për një kohë të gjatë, aktivitete të tepërta fizike, dehidrimi, konsumimi i alkoolit etj. Disa nga faktorët që rrisin rrezikun e sulmit nga nxehtësia janë: mosha, mjekimet, mungesa e energjisë, probleme shëndetësore dhe faktorë të tjerë gjenetikë.

Komplikimet nga kjo gjendje mund të shkaktojnë vdekje, paralizë të trurit apo dëmtime serioze të organeve. Mënyrat me anë të së cilave mund ta parandaloni një gjendje të tillë janë: konsumimi i ujit, lëngjeve, ekspozimi sa më pak ndaj diellit, rroba të lehta, mbajtja e freskët e ambientit dhe mbulimi i kokës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img