-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Si t’i njohim huliganët në një protestë: Këto janë detajet që i dallon ata, tregon eksperti serb

Pothuajse në çdo tubim të qytetarëve të viteve të fundit në Serbi, veçanërisht në ato kundër pushtetit, shfaqen grupe të caktuara që kanë vetëm një qëllim – të provokojnë të pranishmit.

Ju mund t’i njihni ata nga fakti se përpiqen të shkaktojnë trazira ose konflikte në protesta paqësore, pa asnjë arsye, dhe ka shenja me të cilat mund të dallohen.

Kryesisht po flasim për grupe të rinjsh në të zeza dhe veshja e tyre identike synon të jetë sa më e paqartë. Fjala është për huliganë, të përbërë kryesisht nga tifozë të fraksioneve të ndryshme.

Eksperti serb i kriminologjisë, Dobrivoje Radovanoviq shpjegon për portalin nova.rs se çfarë i lidh dhe i tradhton.

“Këta djem janë të veshur njësoj, kryesisht me kapela të zeza, të veshur me të zeza, me të njëjtin prerje flokësh dhe të njëjtën sjellje banditësh. Këta janë kriminelë të regjistruar në lidhje me partitë, në radhë të parë me partitë në pushtet, pastaj me policinë”, thotë eksperti.

Radovanoviq po ashtu thekson se këta burra, kryesisht të rinj, i kryejnë detyrat e partisë pa diskutim dhe se në këmbim marrin privilegje, gjegjësisht pezullim të ndjekjes penale, por edhe para.

“Ata kanë një motiv të fortë, që është të mbrohen sepse vazhdimisht bëjnë krime dhe shkelin ligjet. Duke filluar nga mënyra e dyshimtë që ata marrin paratë dhe më pas dhuna e tyre. Këta janë burra që i përkasin ose grupeve të tifozëve ose grupeve të tjera të dhunshme dhe ky është aktiviteti i tyre i përditshëm dhe janë krenarë për këtë. Nuk dihet sa janë, por sigurisht që janë të shumtë”, thotë Radovanoviq.

Ai shprehet gjithashtu se këta burra bëjnë siç u thotë “shefi”.

“Siç u thuhet, ashtu do të veprojnë. Ata janë banditë të trajnuar që përdorin gjithçka të gjallë për të përfunduar detyrën, ndaj nuk ngurrojnë të përdorin shkopinj, madje edhe armë. Ata janë falur për veprimet e tyre kriminale, dhe për fat të keq, sipas traditës nga vitet nëntëdhjeta, ata kanë edhe distinktivë – ca siguri, ca polici. Disa kanë imitime që janë të vështira për t’u dalluar dhe zyrtarisht janë ndihmës të policisë për turmat kur ka demonstrata dhe protesta. Qeveria i përdor edhe kur ka nevojë të prishë një protestë për arsye private. Ata janë praktikisht para-shërbim apo parapolici”, thotë Radovanoviq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img