4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Si të shmanget në mënyrë natyrore era e keqe e këmbëve?

Në luftën kundër erës së pakëndshme të këmbëve, i rëndësishëm është ndryshimi i këpucëve dhe i veshjes dhe të barten vetëm ato që janë të prodhuara nga materiale natyrore.

Djersitja e tepërt e këmbëve, veçanërisht nëse mbathni këpucë të prodhuara prej lëkurës sintetike, dhe keni veshur çorape sintetike, për shumë prej jush gjatë dimrit është një problem i madh.

Gjithashtu, është e dëshirueshme që të keni shumë palë të këpucëve sezonale, sepse nëse çdo ditë i mbathni të njëjtat këpucë ose çizme, që nuk do të thahen nga lagështia, madje edhe në ato të lëkurës do të shfaqet shpejtë era e pakëndshme.

Përforcojeni me këtë edhe higjienën e këmbëve, vishni vetëm çorape pambuku, përdorni kremëra aromatike ose kombinime të bimëve të caktuara dhe kimikateve që ju mund t’i përgatisni vetë.

Limon dhe sodë bikarbone

Një të katërtën e filxhanit me sodë buke, tetë gota me ujë dhe lëngun e një limoni i përzieni me ujë të ngrohtë dhe zhytni këmbët tuaja 15 deri 20 minuta.

Pudra

Është një nga produktet më efektive dhe më të lira për erën e pakëndshme të këmbëve, e cila ndihmon  këmbët që të teren. Në mënyrë efektive redukton djersitjen e këmbëve gjatë një periudhe më të gjatë kohore dhe plotësisht e zhdukë aromën e keqe të këmbëve, nëse përdoret vazhdimisht. Qitni një sasi të vogël të pluhurit në shputa çdo herë para se të mbathni këpucët tuaja.

Uthulla

Dy lugë supe me uthull mollë apo ndonjë uthulle tjetër përzieni me ujë dhe të zhytni këmbët tuaja në  atë përbërje për 20 minuta. Pas shpërlarjes me sapun dhe ujë, mos harroni që tërësisht të thani këmbët dhe era e keqe do të zhduket brenda pak ditësh.

Boraksi

Natrium – Bor, apo boraksi është një dezinfektues që është përdorur shpesh për të trajtuar këmbë, për shkak të aftësisë së tij për të vrarë bakteret që ushqehen me djersë dhe kështu të eliminojë erën e keqe. Qiteni një sasi e vogël të natrium borit në brendësi të këpucëve, 15 deri në 20 minuta para se t’i mbathni ato. Mos i mbathni këpucët, derisa është pluhuri në to. Para se t’i mbathni duhet pastruar brendësia e këpucëve.

Çaj i zi

Acid tanin nga çaji i zi ndihmon në zhdukjen e baktereve dhe mbyllë poret, e cila çon në djersitje të reduktuar, duke parandaluar erën e pakëndshme në këmbë. Dy qese të çajit të zi qitni në dy deri tri gota ujë të vluar. Shtojeni këtë ujë në një legen të mbushur me ujë të ftohtë. Lagni këmbët tuaja në këtë përberje për 15 deri 20 minuta, pastaj i thani mirë ato.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img