1.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Si të përmirësoni shëndetin mendor me këto 5 aktivitete fizike?

Jo vetëm që stërvitja është një nga mënyrat më efektive për të mbajtur trupin në formë, por njëherësh është një strategji për të përmirësuar humorin. Ushtrimet e rregullta si ecja ose joga mund të lehtësojnë simptomat e përditshme të depresionit dhe ankthit.

Pse duhet të ushtroheni për të përmirësuar shëndetin mendor? Ushtrimi ju bën të ndiheni mirë me veten tuaj. Kur themi ushtrime, nuk kemi parasysh vetëm të shkuarit në palestër dhe bërja e ushtrimeve të forcës

Përfitimet në shëndetin mendor: Përmirësim i fizikut, humor më i mirë, ulje e simptomave të depresionit dhe ankthit, reduktimi i simptomave të ADHD (defiçiti i vëmendjes dhe çrregullimi hiperaktiv), vetëvlerësim më i lartë, rritje e vetëbesimit dhe ndjenjë krenarie.

Por, cilat janë pesë llojet e aktiviteteve fizike që kanë më shumë ndikim në shëndetin mendor dhe përmirësimin e këtij të fundit:

#1 Ecja

Për shumë njerëz, ecja është ushtrimi i duhur për shëndetin mendor. Nuk kërkon shumë angazhim dhe mund ta bëni kudo. Studimet tregojnë se vetëm 15 minuta në ditë ecje mund të zvogëlojë rrezikun e depresionit me 26%.

#2 Vrapi

Truri ynë prodhon më shumë endorfinë kur vrapojmë. Studimet kanë zbuluar se vrapimi në natyrë është një alternativë efektive trajtimi ndaj ilaçeve kundër depresionit. Vrapimi i vazhdueshëm e bën më të lehtë procesin e fjetjes, një gjumë më cilësor që janë thelbësore për uljen e simptomave të ankthit dhe depresionit.

#3 Ushtrimet e forcës

Provoni stërvitjen e forcës nëse doni ndërtim të muskujve, teksa njëherësh shëroni shëndetin tuaj mendor. Kjo mund të ulë rrezikun e zhvillimit të depresionit ose të lehtësojë simptomat ekzistuese.

#4 Joga

Joga jo vetëm që ndihmon në lëvizjet e trupit, por ju jep një shans për të reflektuar dhe medituar. Kjo është arsyeja pse ne mendojmë se është një nga ushtrimet më të mira që mund të bëni për të përmirësuar shëndetin mendor.

#5 Kërcimi

Kjo metodë është një tjetër mundësi ushtrimesh që mund të reduktojë ndjeshëm ankthin dhe të rrisë vetëvlerësimin. Ashtu si joga, ju mund të zgjidhni llojin e kërcimit që do të bëni dhe që ju bën të ndiheni më mirë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img