Tensioni lartë i gjakut mund të shkaktojë sulm në zemër dhe sëmundje të tjera. Por fatmirësisht ai mund të kontrollohet pa medikamente por vetëm me ndryshime të thjeshta në rutinën ditore. Bëni këto tre gjëra për të ulur tensionin e juaj.
Advertisement
Përmbahuni nga kripa dhe yndyrat e ngopura
Ushqimet që kanë shumë kripë dhe yndyrëra, siç janë ushqimet e procesuara dhe ato ushqimet e shpejta, mund të shkaktojnë rritje të tensionit. Andaj përmbajuni nga këto ushqime që të mbani tensionin e gjakut në nivele të shëndetshme.
Duke u përmbajtur nga kripa ju evitoni një prej arsyeve kryesore të rritjes së tensionit të gjakut. Sodiumi është arsyeja kryesore e rritjes së tensionit.
Konsumimi i këtyre ushqimeve mund të qojë edhe në peshë të tepërt.
Hani më shumë perime, fruta, arra dhe peshkë
Frutat dhe perimet japing potassium, që ndihmon në mbajtjen nën kontroll të tensionit të gjakut.
Perimet e gjelbërta si spinaqi, pastaj gruri dhe arrat janë një burim i mirë i magnezit, që ndihmon venat e gjakut të relaksohen. Kjo mundëson gjakun të qarkullojë nëpër vena dhe arterie më lehtë, kështu mundëson qarkullimin e gjakut në organet kryesore.
Gjithashtu peshku përmban Omega 3, acidet e së cilës ulin tensionin e gjakut.
Ushtroni më shumë
Mbajtja e një dietë të shëndetshme është vetëm gjysma e punës. Ushtrimet e mbushin gjysmën tjetër.
Ushtrimet aerobike ndihmojnë që të largoni yndyrën e tepërt dhe mbajnë zemrën të shëndetshme. Fuqia e muskujve ndihmon të rregullohet qarkullimi i gjakut.
Gjejeni një aktivitet që ju zgjon kërshërinë dhe gjithashtu gjeni një shokë që të iu motivojë të ushtroni rregullisht./Express/
PostAdss