Site icon PrishtinaPress

Si ta kuptoni që jeni nxirë më shumë sesa duhet! Shenjat dhe si të mbroheni

Vera ka ardhur dhe çfarë ndikohet më së shumti është lëkura.

Nixrja e saj nga dielli është një proces normal kur temperaturat fillojnë e rriten.

Madje shumica e njerëzve e kërkon me ngulm gjatë verës edhe  për arsye estetike.

Nga ana tjetër vitamina D e cila merret me shumicë nga dielli, ofron shumë vlera për organizmin e sidomos për mirëqenien e të gjithë organizmit tuaj.

Kështu me gjasë do të doni t’i shijoni ditët e gjata me diell për gjatë gjithë verës, por kujdes pasi nuk duhet ta teproni.

Lëkura mund të tejnxihet dhe të shkaktojë një sërë problemesh shëndetsorë që arrijnë deri tek qelizat kancerogjene apo dëmtime të nishanëve.

Kur duhet të tregoni kujdes?

Për të shmangur çdo dëmtim të përhershëm nga dielli, duhet të kuptoni shenjat që lëkura juaj ju jep.

Nëse në fund të verës apo pas disa ditëve në plazh e ndjeni lëkurën tuaj të tërhiqet dhe e shikoni të nxirë disa tonalitete më shumë se natyralja që ju keni, kjo mund të jetë shenjë e ndonjë problemi.

Po kështu edhe kur lëkura juaj është e skuqur apo e djegur nga ekspozimi i tepërt në diell përgjatë gjithë ditës.

Një tregues tjetër i dëmtimit të lëkurës nga dielli janë edhe shenjat e vazhdueshme që mund t’ju shfaqen në zonat e ekspozuara.

Ato zakonisht ngjajnë me nishanët ose janë njolla apo pik atë vogla të cilat shtohen me kalimin e viteve.

Është e rëndësishme që gjithnjë të kuptoni se çfarë po ndodh me lëkurën tuaj.

Nxirja e tepërt, tharja, rënia e lëkurës apo kruarja pas ekspozimit në diell janë tregues se lëkura ka marrë rreze më shumë nga sa duhet.

Si të mbroheni

Si fillim mundohuni të mos qëndroni në diell në orët e pikut të vapës rreth orës 3 të pasdites.

Dilni disa orë në mëngjes për të marrë rreze dhe kur dielli të perëndojë.

Nëse nuk mund ta evitoni ekspozimin ndaj rrezeve, sigurohuni të vendosni krem mbrojtës me efekt 50+ gjysmë ore para se të dilni nga shtëpia.

Në këtë mënyrë do të arrini të bllokoni depërtimin e rrezeve të dëmshme UVA dhe UVB në lëkurën tuaj.

Kremi mbrojtës mund të jetë me efekte të ndryshme përgjatë verës, por në ditët e para kur lëkura është ende e bardhë, sigurohuni të mos jetë më poshtë se 30.

Gjithashtu sigurohuni të jeni gjithnjë të hidratuar në mënyrë që organizmi të përballojë vapën e madhe që sjell vera.

Exit mobile version