-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Si ta hiqni aromën e keqe nga goja

A keni kujdes për higjienën orale si duhet? Para se të përgjigjeni, kujtoni se pastrimi i dhëmbëve duhet të bëhet dy herë në ditë, por edhe pastrimi me litar, përdorimi i pastruesve tjerë, vizita te stomatologu. Nëse dëshironi të gjitha këto në mënyrë natyrale, ju ofrojmë zgjidhjet natyrale.

SODA E BUKËS

Ilaçi i mirë e i vjetër për të gjithë, madje edhe për gurët në dhëmbë. Vetëm përzieni një lugë sodë me gjysmë lugë kripë dhe ia shtoni pak ujë. Pastën e formuar e hidhni mbi brushë dhe përkujdesuni që të shpëlani edhe mishrat e dhëmbëve.

UTHULLA

Për këtë ilaç ju nevojiten dy lugë uthull të bardhë, një lugë kripë dhe 100 ml ujë. Nga kjo përgatitni një përzierje për shpëlarje të gojës. Nuk do të ketë aromën më të mirë, por do ta vëreni se më pas aroma nga goja është e këndshme, derisa edhe gurët do të zhduken.

PORTOKAJTË

Herën tjetër, kur të keni konsumuar një portokall (por vetëm organike), ruani lëvoren dhe me pjesën e jashtme fërkoni mishin e dhëmbit dhe dhëmbët. Besoni apo jo, lëvorja e agrumeve përmban mikroorganizma që vrasin shtresat e gurëve, shkaktarë të aromës së keqe nga goja.

/PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img