Site icon PrishtinaPress

Si po ushqehet, pastrohet dhe fle në objekt të Komunës, Lulëzim Hetemi?

Të martën u bën tre muaj që prej Lulëzim Hetimi është ngujuar në Komunën e Leposaviqit.

Që nga ora 06:00 e mëngjesit të 29 majit i pari i Leposaviqit po qëndron brenda këtij objekti.

Për të, komuna është shndërruar në objekt banimi.

E brenda saj me kryetarin Hetemi për më shumë se një javë ishte Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Arber Vokrri, i cili ka folur për kushtet e jetës në komunë.

Zëvendësministri ka treguar arsyet se pse Hetemi nuk është duke u larguar nga objekti komunal.

Gjendja psikologjike e kryetarit edhe pas 3 muajve mbyllje në komunë, sipas Vokrrit është e mirë.

Por qëndrim brenda për me shumë se 90 ditë sipas psikologëve mund të ketë pasoja në aspektin psikologjik.

Së fundmi, kryetari i Komunës së Leposaviqit, ka kërkuar nga KRU Mitrovica që të të investohet në blerjen e pompave të reja  që fshatrat e banuara me shqiptarë Bistricë, Cerajë, Koshtovë të furnizohen me ujë të pijshëm

VIDEO

Exit mobile version