9 C
Pristina
Saturday, November 2, 2024

Buy now

spot_img

Si po përfiton Kina nga sanksionet ndaj Rusisë?

Ndërsa Moska ka teprica nafte për të shitur që nuk po i ble më Bashkimi Evropian, Kina ka përfituar miliarda dollarë duke blerë naftë me çmim më të lirë nga Rusia dhe ka siguruar fitime duke tregtuar në Rusi furnizimet e saj të tepërta.

Në vazhdim i hedhim një vështrim përfitimeve të Kinës nga sanksionet ndaj Rusisë. Lufta në Ukrainë u shoqërua me sanksione ndaj importeve dhe eksporteve të energjisë ruse në BE duke deformuar tregun global të gazit natyror të lëngshëm dhe duke e vendosur Rusinë nën presion për të shitur rezervat e tepërta.

Kina nga ana e saj bleu naftën dhe qymyrin rus me çmim të lirë, jo vetëm duke kursyer miliarda dollarë, por edhe duke siguruar fitime nga shitja në Rusi e mallrave të saj të tepërta.

Presidenti Xi thotë se Kina dëshiron një partneritet më të ngushtë me Rusinë, që ruan sigurinë ndërkombëtare të energjisë dhe zinxhirët e furnizimit.

Por sa ka fituar Kina deri tani?

Importet e naftës të papërpunuar ruse nga Kina u rritën me 8% në vitin 2022 edhe pse volumi i përgjithshëm i importeve të Kinës ra për shkak të ngadalësimit të ekonomisë së saj. Sipas llogaritjeve të agjencisë Reuters, rafineritë kinezë kursyen rreth 5.5 miliardë dollarë nga prilli i vitit 2022 deri në janar të këtij viti. Kina gjithashtu ka rritur importet e qymyrit nga Rusia, ndërsa Evropa vendosi sanksione.

Në vitin 2022, të ardhurat ruse nga qymyri u rritën me 20% krahasuar me një vit më parë. Importet e gazit të lëngshëm natyror të Rusisë nga Kina u rritën me mbi 40%.

Në të njëjtën kohë, eksportet kineze u rritën, pasi Kina e rieksportoi gazin e lëngshëm tek vende të tjera si Koreja e Jugut, Japonia dhe Franca. Kjo ndodhi në një kohë që importet totale të gazit të lëngshëm në Kinë ranë me 20 për qind për shkak të mbylljes nga Kovidi dhe ngadalësimit të ekonomisë në vitin 2022.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img