2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Si po e transformon Prishtinën Përparim Rama, kryetari tregon planet e tij për trafikun, autobusët

Komuna e Prishtinës ka mbyllur rrugën “Xhorxh Bush’, prej datës 26 nëntor deri me datë 8 janar të vitit të ardhshëm.

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka thënë se janë në fazën e testimeve të ndryshme të rrugëve të kryeqytetit, në mënyrë që të gjejnë një zgjedhje për të liruar Prishtinën nga trafiku.

“Siç e dini jemi duke bëre analiza dhe teste të ndryshme për rrugët e qendrës së kryeqytetit. Sot e nënshkruam marrëveshjen për ndërtimin e tri shkollave, që krijimin e këtyre tri shkollave i ndihmon shumë edhe trafikut, për momentin trafikun e kemi të stërngarkuar. Po ashtu, premtimet tona kanë qenë që të lirohen sa më shumë hapësira publike të zhvillojmë sheshin “Nëna Terezë”, të zgjatët deri të katedralja, tash kemi mbyllur edhe rrugën deri të katedralja për festat e dimrit”, ka thënë Rama për IndeksOnline.

Kryetari Rama, ndër të tjera tregojë se si do të funksionojë transporti në këtë zonë.

“Mbyllja e rrugës do të vazhdojë për vetura private, do të jetë e hapur për transport publik. Do të mundësojmë që autobusët të kalojnë, taksitë, mirëpo trafiku për vetura private do të jetë i mbyllur. Kjo është një strategji e jona që qytetari të jetë i pari që hapësirat publike të hapen e po ashtu të mundësojmë edhe trafikut urban që të jetë më i shpejtë dhe më i mirë. Jemi po ashtu në proces të shenjëzimit të zonave edhe për autobusë. Me 15 të këtij muaji kemi takimin me Bankën Evropiane për Zhvillim me të cilën edhe po e nënshkruajmë kontratën për 30 autobusë shtesë. Po vazhdojmë të përforcojmë trafikun urban e po ashtu po e lirojmë hapësira publike për qytetarët e Prishtinës”, theksojë Kryetari.

Rama tha se këta autobusë shtesë do të orientohen andej ka është nevoja dhe do të ndërlidhen me ndryshimet e trafikut.

“Të gjitha linjat e autobusëve janë në rishqyrtim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike, por ashtu edhe me organizatat e tjera jemi duke bëre analizat e linjave të tjera, në mënyre të mundësojmë orientimet e autobusëve, të jenë andej ka është nevoja. Gjithashtu do të ndërlidhen e strategjinë tonë të ndryshimit, të përmirësimit të infrastrukturës rrugore”, tha Rama./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img