Policia e Kosovës ka njoftuar për një incident zjarri në një banesë në Fushë Kosovë.
Në raportin policor bëhet e ditur se viktima, shtetas i huaj ka informuar se si pasojë e një mbushësi të telefonit (adapter) nga zjarri i është përfshirë banesa e tij.
Rasti ka ndodhur në Rrugën e Pejës, më 28 nëntor në ora 04:25.
“Njësiti përkatës policor dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz”, thuhet në raport.