Site icon PrishtinaPress

“Si një lojtar i ligës së dytë”, Keane ‘godet’ Haalandin pas paraqitjes ndaj Arsenalit

Legjenda e Manchester Unitedit Roy Keane ka goditur Erling Haalandin pas paraqitjes së fundit në barazimin pa gola ndaj Arsenalit, duke e quajtur lojtar i “ligës së dytë”.

City dhe Arsenal u pajtuan me nga një pikë në “Etihad Stadium”, gjë që gëzoi Liverpoolin, të cilët morën kreun e Premierligës.

Haaland munt të thuhet se nuk u pa në ndeshjen ndaj Arsenalit, ku rastin më të mirë e kishte në minutën e 83-të pas një rivendje këndore, por s’arriti ta finalizonte.

Neville ka pasur kritika për norvegjezin, duke e krahasuar me dikë që s’ka luajtur kurrë futboll.

Niveli i lojës së tij të përgjithshme është shumë i dobët. Jo vetëm sot, para golit është më i miri në botë por në mënyrë të përgjithshmi është i dobët”.

Duhet të përmirësohet shumë. Është si një lojtar i ligës së dytë. Loja e përgjithshëm duhet të përmirësohet, por duhet të përfundojë në vitet në vijim”.

Është sulmues brilant, por duhet të përmirësohet në të gjitha aspektet e lojës”.

Haaland ka shënuar 52 gola në 53 paraqitje në sezonin e parë te City, ndërsa këtë edicion ka realizuar 29 gola në 35.

Exit mobile version