4.7 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Si ndodhi vrasja e vjehrrit 52-vjeç: Detajet e policisë për ngjarjen që tronditi Prishtinën

Edon B., 28-vjeçar, dyshohet se e theri për vdekje vjehrrin e tij, Ali K., 52-vjeç, në lagjen Emshir të Prishtinës.

Tragjedia familjare ndodhi të mërkurën në mbrëmje në rrugën ‘Ali Vitia’, bëri të ditur Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit të policisë, Ali K., i goditur me thikë nga bashkëshorti i vajzës së tij, vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Ndërkaq, i dyshuari u arratis menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është lokalizuar nga policia.

“Dyshohet se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar-therur me

thikë babanë e bashkëshortes së tij (vjehrrin), viktimën mashkull kosovar i cili duke mos u përballuar plagëve të marra ka ndërruar jetë në QKUK, vdekjen e të cilit  e ka konfirmuar mjeku”, tha policia.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img