Site icon PrishtinaPress

Si ndikon mungesa e gjumit tek emocionet tuaja?

Të paktën shtatë orë gjumë në natë është baza e shëndetit të mirë thonë ekspertët. Sipas tyre, gjumi përbën gurthemelin e të jetuarit shëndetshëm do ditë. Mungesa e gjumit ndikon jo vetëm tek aftësia për t’u përqendruar në punët e përditshme, por edhe tek emocionet tuaja.

Gjumi ndihmon në balancimin e hormoneve. Në mungesë të tij, hormonet e urisë dalin jashtë shinave dhe rrisin ndjesinë e oreksin. Përpos kësaj, ngopja nuk ndodh kurrë.

Ndaj nuk është rastësi që kur jeni të drobitur nga mungesa e gjumit, keni një uri të pamasë. Prandaj gjumi duhet të jetë prioriteti juaj.

Kur trupi dhe truri kanë marrë pushimin e merituar, njeriu është në gjendje të ketë një jetë më të qetë.

Çfarë ndikimi ka mugesa e gjumit tek emocionet tuaja?

Studimet e fundit vlerësuan efektet e të bërit më pak gjashtë orë gjumë në natë. Minimumi i sasië së gjumit që të rriturve ju duhet për një shëndet optimal. Orët e reduktuara të gjumit rezultuan në emocione negative, si zemërimi, nervozizmi, vetmia dhe zhgënjimi. Simptomat fizike u shfaqën me probleme në rrugët sipërme të frymëmarrjes, dhimbje dhe probleme gastrointestinale.

Këto shqetësime mendore dhe fizike vazhduan derisa pjesëmarrësit në këtë studim, filluan të flinin më shumë se gjashtë orë në ditë. Studiuesit vunë re se këto shqetësime u shfaqën edhe vetëm pas një nate ku pjesmarrësit nuk bënë gjumë të plotë.

Studime të mëparshme kanë zbuluar se edhe disa minuta në mungesë të gjumit, mund të dëmtojë performancën në punë, të ulë vëmendjen, e cila është kritike për menaxhimin e stresit dhe ruajtjen e rutinës së shëndetshme. Ekspertët e shëndetit paralajmërojnë se nëse kjo ju bëhet zakon, është gjithnjë e më e vështirë për trupin tuaj që të marrë vetën plotësisht nga mungesa e gjumit.

Disa nga këshillat që ata japin për një gjumë të mirë janë: Të ushqeheni shëndetshëm, të vendosni një orar të cakuar për të fjetur, kryeni aktivitete që ju ndihmojnë të qetësoheni të tilla si joga ose meditim, të konsumoni një çaj qetësues përpara gjumit siç është çaji i kamomilit, të shmangni qëndrimin në Tv ose paisjet elektronike para gjumit.

Exit mobile version