0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Si ndikon agjërimi në shëndetin e njeriut? Flet nutricionistja Pupovci

Që nga data 23 mars, besimtarët myslimanë janë duke agjëruar, duke kryer kështu njërën nga pesë shtyllat kryesore të fesë islame. Agjërimi që fillon para lindjes së diellit deri në perëndim zgjat diku nga 12 deri në 18 orë, në varësi të vendit ku jetoni.

Agjërimi ka përftime të shumta, e po ashtu ndikon pozitivisht edhe në shëndetin e njeriut, thekson dietologia/nutricionistja Vala Pupovci.

Pupovci në një intervistë ka treguar se çfarë përfitimesh ka njeriu nga agjërimi.

“Agjërimi ndikon pozitivisht në shëndetin e njeriut, edhe paraqet përparësi të ndryshme shëndetësore dhe kjo faktikisht po vërehet edhe prej faktit që njerëzit po preferojnë me praktiku agjërimin e ndërprerë edhe jashtë ramazanit. Përparësitë shëndetësore që i ofron agjërimi janë për shkak të autofagjisë që ndodhë në momentin kur nuk konsumojmë ushqim për më shumë se 12 orë edhe gjatë autofagjisë bëhet njëfarë riciklim i qelizave të dëmtuara dhe kjo ndihmon në tejkalimin e sëmundjeve të ndryshme siç janë p.sh sëmundjet e zemrës, diabeti, por edhe sëmundjet tjera që ndërlidhen me artritin, apo çfarë do sëmundje inflamatore”, potencoi ajo.

Duke folur për ushqimet e shëndetshme dhe mënyrës se si ushqehemi, Pupovci tha se tashmë gjeneratat e reja i kushtojnë më shumë rëndësi ushqimeve të shëndetshme.

“Mendoj që varet si shoqëri nuk është se nuk i kushtojmë shumë rëndësi ushqimit, e kemi edhe traditën, që janë brumërat, por kemi dhe gjella që kanë përbërës bazë shumë të shëndetshëm. Gjeneratat e reja i kushtojnë më shumë rëndësi”, u shpreh ajo.

Sa i përket ushqimeve tradicionale, ku në mesin e tyre janë edhe brumërat, Pupovci tha se nuk duhet tepruar me konsumimin e tyre.

“Brumërat nuk është se ndikojnë mirë në organizëm, por jo edhe aq keq. E kanë rëndësinë e vet, por është fakt që e kanë nivelin e lartë të yndyrës. Konsumimi i vetëm brumërave nuk është i preferushëm, por nëse konsumojmë edhe ushqime tjera me fibra e proteina atëherë është në rregull. Nuk është mirë me u tejkalu masa mbi dy herë në javë me brumëra”, theksoi ajo.

Gjithashtu, ajo për agjëruesit tregoi se me çfarë ushqimesh duhet filluar iftarin.

“Në momentin kur hapet agjërimi është traditë me u hap me hurma dhe ujë. Kjo është për shkak se nuk kemi konsumu pije tërë ditën, dhe uji është një hidratues i mirë, ndërsa hurmat të japin një energji të shpejtë. Është mirë me fillu me supë, pastaj me pjatën me gjellë që duhet të jetë e balancuara, gjysma pjatës duhet të jetë me perime”.

Gjithashtu, ajo për agjëruesit tregoi se me çfarë ushqimesh duhet filluar iftarin.

“Në momentin kur hapet agjërimi është traditë me u hap me hurma dhe ujë. Kjo është për shkak se nuk kemi konsumu pije tërë ditën, dhe uji është një hidratues i mirë, ndërsa hurmat të japin një energji të shpejtë. Është mirë me fillu me supë, pastaj me pjatën me gjellë që duhet të jetë e balancuara, gjysma pjatës duhet të jetë me perime”.

“Për syfyr i përmendi tre kompetentë, shujtë që duhet mbajtur njerëzit e ngopur, duhet të kenë proteina, veza është opsion i mirë, qumështi, kosi, buka e zezë, tërshëra… Mirë është me i ik ushqimeve që kanë shumë kripë në syfyr”, theksoi ajo.

Në fund të intervistës, nutricionistja Pupovci tha se qytetarët duhet të mundohen të ushqehen sa më shëndetshëm dhe të marrin vlerat ushqyese që janë të nevojshme, ushqimet e pasura me proteina dhe fibra.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img