2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Si mund të përfundojë kriza ekonomike?

Njohësit e çështjeve ekonomike, kanë mendime të ndryshme sa i përket përfundimit të krizës ekonomike në vend. Disa mendojnë se kriza do të zgjasë edhe vitin e ardhshëm, ndërsa dikush e konsideron si të përfunduar këtë vit.

Sipas tyre, çmimi i lartë i derivateve dhe shpërndarja e mjeteve në mënyrë jo të duhur, kanë prodhuar këtë situatë. Konsiderojnë se shpërndarja e miliona eurove, kanë shkuar për konsum te furnitorët jashtë Kosovës.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Arton Muhaxheri thotë për Ekonomia Online se kriza ekonomike do të jetë deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Sipas tij, këto lloj krizash zgjasin deri në dy vite. Ndërsa, thotë se zgjatja e krizës varet edhe nga marrja e veprimeve nga ana e institucioneve qeverisë.

“Unë mendoj që deri në qershor të vitit 2023 nuk ka mundësi të ketë sukses ose ecje pozitive drejtë një normalizimi të situatës ekonomike, aq ma tepër kur kemi një Qeveri pasive në aspektin ekonomik që nuk është duke marrë asnjë veprim. Por kjo a do të zgjasë tërë vitin kjo varet pastaj edhe prej masave që nëse do të veproj qeveria. Topi është në anën e Qeverisë si do të reagojë dhe sa do të zgjasë kriza ekonomike sepse faktorët  e jashtëm e kanë bërë të vetën tash është ajo se si ne do të mbrohemi karshi faktorëve të jashtëm duke i shfrytëzuar të gjitha mekanizmat e brendshëm ekonomik që i kemi për ta lehtësuar jetën e qytetarëve të Kosovës”, thotë ai.

“Mendoj që këto kriza zgjasin maksimalisht deri në dy vite. Dhe qershori i bie pak para se të bëhen dy vite. Në momentin kur u fut kriza ekonomike në Kosovë dhe kjo është ajo arsyeja që unë mendoj pse po ndodh, pse është qershori muaji po nuk do të thotë që është qershori muaji i fundit sepse është minimalisht deri në qershor, se ka mundësi të zgjasë edhe më shumë, e gjitha varet nga rezultati dhe masat që do i vendos Qeveria”, thotë tutje Muhaxheri.

Teksa ka folur për buxhetin e vitit 2023, Muhaxheri thotë se inflacioni i lartë e zhvlerëson atë.

“Shkalla e inflacionit e zhvlerëson buxhetin, pavarësisht që mund të jetë më i madh por rritja e shkallës së inflacionit që është diku 19 për qind e zhvlerëson komplet vlerën e mjeteve financiare që i ka buxheti i Republikës së Kosovës. Sepse 500 mijë euro po e zëmë nuk janë njësoj si sot si para një viti, prandaj me vlera mund të jetë më e madhe se vitin e kaluar por vlera e euros ose e pagës në këto kohë të inflacionit është që e zhvlerëson komplet paranë në treg”, u shpreh tutje ai.

Por ndryshe mendon, njohësi tjetër i ekonomisë, Besnik Avdiaj. Sipas tij, fundi i këtij viti, mund të rezultojë me balancim të situatës në Evropë.

Ai thotë se njëri ndër shkaktarët e krizës ekonomike, është çmimi i derivateve.

“Ka kohë që po flitet për krizë ekonomike, për ngritje çmimesh dhe për një inflacion të përgjithshëm në vendin tonë. Edhe statistikat tregojnë që krizat ekonomike nuk zgjasin shumë, por fatkeqësish sado shkurt zgjasin ato, është një kategori e shoqërisë me të ardhura më të ulëta e përballojnë shumë më vështirë situatën e krizës ekonomike. Sidoqoftë, parashikimet kanë qenë që nga fundi i këtij viti do të fillojë një balancim i situatën në Evropë. Kuptohet që kjo e ka prekur dhe vazhdon ta prekë edhe Kosovën, dhe një nga indikatorët kryesor të kësaj situate, janë edhe çmimet e derivateve”, u shpreh Avdiaj.

Avdiaj ka folur edhe për hapat që duhet ndërmarrë nga ana e Qeverisë së Kosovës. Sipas tij, subvencionimi i kategorive të ndryshme dhe bizneseve, është alternativa më e mirë në këtë kohë.

“Janë tri plane që duhen parë si rekomandime për institucionet për vendimet që duhet t’i marrin; plani i parë është afatshkurtër, duhet të identifikohen kategoritë më të prekura të shoqërisë, duke filluar nga ekonomitë familjare dhe bizneset e vogla, pastaj duhet të identifikohen në plan afatmesëm, industritë, sektorë dhe bizneset të cilat më së shumti prekën, në mënyrë që edhe kategoritë e para të ndihmohen përmes formave të ndryshme të subvencionimit, jo detyrimisht direkt financiar por ka shumë modele që mund t’u lehtësohet barra qytetarëve dhe familjeve”, u shpreh tutje Avdiaj.

Ai ka pasur kritika për mënyrën e shpërndarjes së parasë në emër të pakove të ndryshme. Thotë se futja e miliona eurove kanë shkuar në import, pasi sipas tij, ato janë përdorur për konsum.

“Shpërndarja e buxhetit të shteti në kategori të ndryshme të shoqërisë në formë të tilla sociale, është shumë normale për partinë që është në pushtet që konsiderohen që kanë frymë të majtë, të një ekonomie më sociale, ku në plan të parë është mirëqenia e individit dhe familjes. Megjithatë, futja në ekonomi e një shumë 200, 300 milionë euro në këtë formë, është ndoshta jo një kapitalizim i mirë dhe i mjaftueshëm i parasë publike për shkak se ato po shkojnë në konsum, respektivisht po shpërndahen tek furnitorët jashtë Kosovës”./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img