Sezoni i ri 2021/22 në Serie A pritet të nis në këtë fundjavë me ndeshjet e para, të cilat janë të planifikuara për të shtunën, dielën dhe të hënën.
Kampionati italian pritet ta hap siparin të shtunën me fillim nga ora 18:30, pikërisht me kampionët aktual të Interit.
Mediumi italian Gazzetta Dello Sport ka publikuar një artikull ku ka listuar formacionet e mundshme të çdo skuadre në ndeshjet e javës së parë.
Megjithatë, interesimi më i madh dhe më i zakonshëm vjen për klubet e mëdha si Interi, Milani, Juventusi dhe Roma, të cilat kanë më shumë tifozë.
Interi dhe do të luajë të shtunën nga ora 18:30 ndaj Genoas në shtëpi dhe trajneri i ri Simone Inzaghi pritet të bëjë disa ndryshime për dallim nga Antonio Conte.
Inzaghi pritet të nis sezonin me një formacion 3-5-1-1, me Matteo Darmian dhe Ivan Perisic nga krahët dhe Stefano Sensin pas sulmuesi Edin Dzeko, i cili starton shkaku që Lautaro Martinez është i diskualifikuar.
Të dielën luan Juventusi si mysafir i Udineses nga ora 18:30 dhe kjo është ndeshja e parë zyrtare për trajnerin e rikthyer Massimiliano Allegri.
Allegri pritet t’i mbetet besnik skemës së tij 4-3-3, ndërsa befasitë pritet të jenë vendosja e Aaron Ramseyt dhe Federico Bernardeschit në mesfushë.
Ditën e diel luan edhe Roma, e cila e pret Fiorentinë nga ora 20:30 në ndeshjen debutuese të Jose Mourinhos në Serie A si trajner i Romës.
Mourinho pritet të luajë me skemën e tij të preferuar 4-2-3-1, ku shqiptar Marash Kumbulla pritet të jetë titullar, së bashku me transferimet e verës si Rui Patricio dhe Tammy Abraham.
Milani do të luajë të hënën me fillim nga ora 20:45 në udhëtim te Sampdoria dhe Stafano Pioli është gati për një sezon më të mirë se i kaluari.
Pioli pritet të luajë me formacionin 4-2-3-1, ku të transferuarit Mike Magnian dhe Olivier Giroud pritet të luajnë si titullarë.