Gazetari kosovar, Ilir Mirena, ka reaguar për një shkrim të Veton Surroit i cili ka thënë se është bërë gabim kur janë nderuar pjesëtarët e vrarë të grupit Kumanova dhe se është gabim edhe nderimi që Serbia po ua bën paramilitarëve serbë të Banjskës.
Mirena ka pyetur se si mund të krahasohet Beg Rizaj me Millan Radojicicin, shkruan Express.
Ai ka pyetur se pse ka tendencë për të balancuar dhe barazuar çdo poshtërsi të shtetit serb me veprim të shqiptarëve.
“Qysh bre Beg Rizajn e krahason me Milan Radojqiqin? Çka eshte kjo tendence qe secilin krim e poshtersi te shtetit serb me kqyr gjithqysh me e balancu dhe barazu me ndonje veprim te shqiptareve! E pa spjegueshme! Dhe ate e paska ba ne platformen X (tëitter), anglisht, me fascinu nje Zot e di se ke… ”, ka shkruar Mirena./Express/