Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, kohëve të fundit ka qëndruar në Miami ku ka kryer xhirimet e reklamës së saj më të re.
Ajo u fotografua nga paparacët gjatë xhirimeve, ndërsa shfaqej atraktive me një fustan të shkurtër të verdhë.
Por mesa duket, era që po frynte duket se nuk e ka lënë edhe aq të qetë Ritën, duke ia valëvitur fustanin e saj.
Kështu paparacët kapën disa fotografi ndoshta “të sikletshme” për këngëtaren, ku për pak i zbulohen pjesët intime.
Në një prej momenteve, shihet që era ka mënjanuar aq shumë fustanin e saj, sa 28-vjeçares i dukeshin komplet të pasmet.
Shqiptarja përndryshe po e realizon këtë reklamë për koleksionin më të ri të këpucëv e të gjigantit “Diechmann Shoes”, vetëm pak ditë pasi përfundoi një kampanjë të suksesshme me brendin e njohur “Thomas Sabo”.