1.6 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Si “ish-regjimi”, KEK-u nën Qeverinë Kurti hap konkurs për 150 persona në kohë fushate

Lëvizja Vetëvendosje në vazhdimësi ka kritikuar partitë tjera politike së po shfrytëzonin pushtetin për të punësuar militantë partiak në ndërmarrje publike.

Nuk kanë qenë të pakta rastet kur konkurse të tilla janë hapur në fushata elektorale e në balotazh dhe këto kryesisht kanë ndodhur për të punësuar qytetarë në ndërmarrje publike e institucione në këmbim të votave, shkruan Gazeta Infokus.

I ashpër për konkurse në kohë fushatë e punësime të tilla në ndërmarrjet publike, ka qenë edhe vetë lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, që tani është kryeministër. Kritikat e ashpra nuk kanë munguar edhe nga mediat e shoqëria civile.

Por tani, siç po dëshmohet, strategji të njëjtë është duke ndjekur edhe partia në pushtet.

Në kohen kur Albin Kurti është në krye të ekzekutivit, Korporata Energjetike e Kosovës ka shpallur konkurs për hiq me pak së 150 vende të lira puna.

Kjo po ndodh kur jemi me pak së dy javë nga raundi i dytë i zgjedhjeve komunale e ku partia e Albin Kurtit është në 12 komuna në balotazh.

Në njoftimin e bërë nga KEK bëhet e ditur se të gjithë aplikuesit kanë të drejtë të dorëzojnë dokumentet deri në datën 20 nëntor.

KEK ka bërë shpallje për; 45 teknik të makinerisë, 9 teknik të elektroteknikës, 4 teknik të elektroteknikës, 2 zjarrfikës, 9 teknik të kimisë, 50 manipulues të shiritave transportues, 11 inxhinier të makinerisë, 2 inxhinier të makinerisë, 1 inxhinier të elektroenergjietikës, 3 inxhinier të elektroteknikës, 6 inxhinier të elektroteknikës, 5 inxhinier të elektroteknikës, 2 teknolog përgjegjës për përgatitjen kimike të ujit , 1 inxhinier gjeodezisë.

Kujtojmë se zgjedhjet e raundit të dytë për komunat në balotazh do të mbahen me 14 nëntor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img