1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Si ia panë sherrin qytetarët remontit të bllokut A5 të KEK‘ut

Nga 30 marsi qytetarët paguajnë më shtrenjtë për 15 përqind energjinë elektrike. Arsye për këtë është importi i rrymës nga tregjet ndërkombëtare, që u imponua edhe nga remonti i bllokut A5.

Zyrtarë të opozitës tashmë kanë theksuar se zvarritja e remontit të këtij blloku është bërë qëllimshëm dhe me prapavijë duke e ndërlidhur këtë me ambasadorin e Kosoës në Kroaci, Martin Berishajn. Kthimi i bllokut A5 është paralajmëruar se do të ndodhë në fund të këtij muaji, por vendimi për rrymë më të shtrenjtë do të mbetet në fuqi.

Që prej 19 korrikut të vitit të shkuar, blloku A5 i Kosova A është jashtë funksionit. Si arsye nga KEK ishte dhënë që do të bëhet një remont kapital. Por, ky bllok, prodhues i rrymës nuk është funksionalizuar akoma.

Mosprodhimi I rrymës nga ky bllok, sipas Visar Azemit nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka ndikuar që të rriten çmimet e rrymës për 15 për qind për të gjithë konsumatorët.

Partia opozitare e drejtuar nga Lumir Abdixhiku gishtin e drejton në drejtim të ekzekutivit – konsiderojnë se “neglizhenca” dhe “paaftësia” e Qeverisë së Albin Kurtit e kanë vështirësuar situatën energjike.

”Arsyeja pse kam thënë që rritja e çmimit të energjisë mund të ketë ardhur si pasojë e importit që ka të bëjë me lënien jashtë funksionit të bllokut A5 të Kosova A për 10 muaj e që Kosovës i është dashur të importojë energji elektrike me çmim shumë më të shtrenjë që do të mund të prodhohej në Kosovë A5. Rrjedhmisht për shkak të atij importi të shtrejjë tash duhet të rritet çmimi i energjisë elektrike 15 për qind për me i mbulu ato humbje që janë shkaktu për shkak të çmimit të importi“, ka thënë Azemi në një prononcim për Gazetën Express.

Krejt këtë situatë LDK-ja e përkufizon përmes një trinomi, Martin Berishaj, Nagip Krasniqi dhe më i larti në kontekst negativ sipas tyre, Albin Kurti.

”Kjo lidhet me keqmenaxhimin e aseteve të ndërmarrjave siç është KEK, ku kryeministri Kurit ka emëruar në pozitë udhëheqëse z. Nagip Krasniqi i cili ka qenë udhëheqës i departamentit për energji në Lëvizjes Vetëvendosje. Ka pas paaftësi ose dështim në prapavijë sepse ne e kemi lidhë një trinom, Martin Berishajn, Nagip Krasniqin dhe kryeministrin”, ka thënë tutje Azemi.

Pak a shumë kështu e shpjegon edhe gazetari Astrit Gashi, i cili ka dhënë shpjegime sesi imponohet rritja e çmimit të energjisë elektrike.

“Një nga arsyejet e shtrejntimit të rrymës mund të jetë edhe mungesa e bllokut A5”, ka thënë Gashi teksa ka përmendur balancin energjetik që e detyron Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) që të vendosë për ndryshim tarifash.

”Arsyeja pse është rritur çmimi 15 për qind është balanci energjetik, për shkak se Kosova ka deklaruar se do të prodhojë më shumë rrymë dhe nuk e ka arritur atë”, vazhdon Gashi.

Sipas tij, ZRrE detyrohet t’i mbulojë humbjet që shkaktohen prej kërkesës së shtetit për import të energjisë elektrike – ndërkaq, importi bëhet domosdoshmëri kur prodhohet më pak dhe konsumatorët nuk mund ta marrin shërbimin e duhur.

ZRrE: Rritja e importit ka ndikuar në rritjen e shtrejntimit të rrymës

Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE), më 30 mars të këtij viti kishte vendosur të ndryshojë tarifat, duke nënkuptuar ngritjen e çmimit të rrymës.

E për këtë ishin dhënë tri arsyeje, njëra prej tyre ishte edhe shtimi i importit.

”Kapacitetet e kufizuara gjeneruese në vend për të plotësuar kërkesën në rritje detyrojnë Kosovën të blejë sasi më të mëdha të energjisë elektrike në tregun rajonal dhe ndërkombëtar”, ishte një nga faktorët të përmednur nga ZRrE, ku pos kësaj janë theksuar edhe çmimet e energjisë në tregjet ndërkombëtare dhe inflacioni që ka prekur edhe këtë industri.

Por importi është determinues në rastin e Kosovës, pasi Blloku A5 ka kapacitet rreth 200 megavatë-orë energji elektrike.

ZRrE është institucion i pavarur, sipas juridiksionit kosovar, por më 4 prill të këtij viti, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, se politikat energjetike të ZRrE kanë qenë vazhdimisht të koordinuara me ato të Qeverisë së Kurtit.

Diskursi i pushtetit për energjinë

Nën drejtimin e Albin Kurtit çmimi i energjisë elektrike është rritur dy herë. Në shkurtin e vitit 2022, tarifat e energjisë ishin ndryshuar në formë të kategorizuar. Pra konsumatorët që shpenozonin mbi 800 Këh në muaj paguanin më shumë.

Çështja energjetike kishte qenë një debat i vazhdueshëm në Kuvendin e Kosovës, teksa në opinionin botëror po flitej për një krizë energjetike.

Kjo përdorej si argument nga Kurti, i cili thoshte se nuk kanë shumë zgjidhje ”shtrejntim ose reduktimn“, faktikisht atë dimër kosovarët ishin përballur me reduktime të energjisë elektrike.

Këto dy opsione nuk pranoheshin si opozita – thonin se premtimet e Kurtit si opozitë ishin më ndryshe.

Albin Kurti gjatë kohës sa ishte në opozitë sferën energjetike e kishte parë si kyqe për zhvillim, por gjatë pushtetit energjia do të shndrrohej pikërisht në armën kryesore të opozitës për ta kritikuar Kurtin.

Pasi fillimisht filluan reduktimet, më pas pasuan me rritje çmimesh dhe për ta keqësuar situatën për Kurtin në mediat sllovene ishte përmendur emri i ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj si një akter që ka marrë mjete financiare nga kompania energjetike GEN me seli në Beograd.

Nuk mbaroi më kaq, Policia e Kosovës më 20 prill e arrestoi shefin e KEK’ut Nagip Krasniqin i cili dyshohet për veprat si Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” , “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”.

Të gjitha akuzat e opozitës janë hedhur poshtë nga pushteti, të cilët pos opozitës kritikojnë edhe prokurorinë si ”penguese të qeverisjes“.

Ndërkaq sa për gjendjen energjetike, justifikimet e pushtetit shtrihen në dy faktorë – akuzojnë pushtetete kaluara për gjendjen në energji si dhe përdorin gjendjen e krizës energjetike globale për të treguar se si e tillë determinohet edhe në Kosovë./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img