0.5 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Si ia doli Vuçiq ta heshtë Kishën: Patriarku Porfirije nuk e tha asnjë fjalë për marrëveshjen me Kosovën

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq pranoi Marrëveshjen Evropiane për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe më pas Aneksin e saj në Ohër. Edhe pse kjo interpretohet nga opinioni si një njohje joformale e Kosovës, Kisha Ortodokse Serbe ende nuk po deklarohet. E vetmja gjë që dihet është se të premten janë kryer lutjet. Dhe kjo është e gjitha.

Siç shkruan portali serb “Nova”, oresidenti i Serbisë ka theksuar vazhdimisht se është duke u konsultuar me përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Pas një takimi në nëntor 2022 me Patriarkun Porfirije dhe anëtarët e Kishës Ortodokse Serbe, Vuçiq deklaroi se ata janë të vendosur që “të mbrojnë fuqishëm dhe bashkërisht interesat vitale, kombëtare dhe shtetërore”.

Tema ishte gjithsesi ishte Kosova, të cilën Kisha Ortodokse Serbe e konsideron si pjesë të patjetërsueshme të Serbisë, transmeton Telegrafi.

Më pas, në dhjetor, patriarku Porfirije deshi të vizitonte Kosovën, por Prishtina ia ndaloi vizitën derisa ai të dënojë vendosjen e barrikadave në veri.

Pas intervenimit të ministrit të ri në qeverinë e Albin Kurtit, Nenad Rashiq, megjithatë iu miratua vizita  patriarkut në janar, por ai nuk shkoi në Kosovë.

Kisha Ortodokse Serbe njoftoi se, sipas një programi të paracaktuar, në festën e Lindjes së Zotit dhe Shpëtimtarit Jezu Krisht, në mesnatë, Patriarku Porfirije do të shërbejë Liturgjinë e Shenjtë ipeshkvore në tempullin e Shën Savës në Vraçar.

Siç thuhet në njoftimin e Kishës Ortodokse Serbe, “Patriarku do të shkojë në Patrikanën e Pejës dhe do të vizitojë klerin dhe popullin besimtar të Dioqezës së Rashkë-Prizrenit në përputhje me programin dhe diskrecionin e tij, të cilat nuk kanë të bëjnë me kurrfarë konteksti politik apo te ndonjë personalitet nga jeta politike”.

Më 20 janar, Patriarku Porfirije dhe kryepeshkopët e Kishës Ortodokse Serbe shprehën besimin se “udhëheqja e Serbisë, e udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq, nuk do dhe nuk mund të pajtohet me asnjë kusht që synon vendosjen e pavarësisë së Kosovës”.

Më tej pasuan negociatat e BE-së me Vuçiqin dhe Kurtin për Propozimin Evropian për marrëveshje, të cilin të dyja palët e pranuan fillimisht në Bruksel dhe më pas në Ohër, transmeton Telegrafi.

Kisha nuk u deklarua Veç se në fund të shkurtit ajo ka njoftuar se do të kryhen lutje çdo të premte.

Në ndërkohë, zyrtarët evropianë na sigurojnë se si Beogradi ashtu edhe Prishtina kanë filluar të zbatojnë atë që është rënë dakord.

Për palën serbe, kjo nënkupton se në një moment do të pranojnë edhe hyrjen e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë Kombet e Bashkuara, e cila nga opinioni trajtohet si një njohje de facto e Kosovës.

Ajo që do të ndodhë me pronën e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë është gjithashtu një pikëpyetje e madhe.

Edhe pse Marrëveshja të cilën e pranuan Serbia dhe Kosova në shkurt në Bruksel parashikon edhe zgjidhjen e statusit të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, për këtë nuk ka asnjë fjalë në aneksin e Ohrit. Për këtë arsye lind pyetja se çfarë do të ndodhë me pronën e Kishës Ortodokse Serbe dhe cili është fati i më shumë se 1300 manastireve, kishave dhe objekteve të tjera që ndodhen në Kosovë.

Kisha nuk u deklarua lidhur me këtë.

Ndërkohë, Aleksandar Vuçiq vazhdon të mburret se askush nuk e ka ndihmuar Kishën Ortodokse Serbe aq sa pushteti aktual në 50 vitet e fundit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img