3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Si ia besuan Osmani e Kurti ‘shërbimin sekret’ një të dënuari për pranim të paautorizuar të mallit?

Kosova nga sot e tutje do të jetë me inspektor të ri të AKI-së dhe këtë përgjegjësi mbi supe do ta mbajë Kujtim Shala. Lajmin për inspektorin e ri të përgjithshëm e konfirmoi edhe Presidenca, përmes një komunikate zyrtare.

Përmes këtij njoftimi gjithashtu u mësua se pararendësi i Shalës, Burim Ramadani kishte dhënë dorëheqje. Dorëheqja e këtij të fundit ishte raportuar në media vetëm pak orë para se të publikohej njoftimi.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti sot janë njoftuar nga Inspektori i Përgjithshëm i deritashëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, z. Burim Ramadani për dorëheqjen e tij nga kjo pozitë.

Ata kanë falënderuar z. Ramadani për shërbimin e tij në AKI nga viti 2019 dhe i kanë uruar suksese të mëtejme në angazhimet e tij profesionale.

Pas konsultimeve, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë emëruar Inspektor të ri të Përgjithshëm të AKI-së, z. Kujtim Shala, i cili deri më tani ishte i angazhuar në Forcën e Sigurisë së Kosovës”, thuhej mes tjerash në komunikatë.

Kush është Kujtim Shala?

Emër që mund t’ju asociojë me dikë tjetër, por që nuk është ai i LDK-së. Shala, deri më tani ka qenë i angazhuar në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Megjithatë, duket se atje nuk ka lënë një pasqyrë të mirë prapa vetes. Kjo për shkak, siç shihet në një dokument ai ka qenë edhe i suspenduar.

Madje, për një periudhë gjegjëse ka pranuar vetëm një pjesë të pagës, konform dispozitave ligjore dhe dënimit që e kishte marrë.

Sa ka qenë në FSK, Shala ishte dënuar nga autoritetet, për shkak se kishte pranuar mall të paautorizuar.

Kështu shihet edhe në arsyetimin e Ministrisë së Forcës së Sigurisë.

“1.Z. Kujtim Shala i lindur me 27.03.1980 me nr.letërnjoftimi 1019633518 dhe Adresë të banimit, Barilevë Prishtinë në cilësinë e shërbyesit civil me koeficient të pagës A-3 dhe titull të pozitës Zyrtar i lartë i TI-së në FSK – KFT, pezullohet nga detyra e punës dhe i ndalohet 1/3 e rrogës, për një periudhë dy muaj, pas plotfuqishmërisë së vendimit”, thuhej ndër të tjerash në vendimin respektiv.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img