Site icon PrishtinaPress

Si i sheh Rrahman Jasharaj 50 eurot e Kurtit për zyrtarët publikë

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se s’janë njoftuar nga Qeveria për shtesën prej 50 euro për punonjësit e sektorit publik nga muaji shtator.

Ai ka deklaruar se pas këtij vendimi, do të mblidhen në BSPK ku anëtarësia do të vendosë për hapat e mëtutjeshëm, derisa ka shtuar se problemi i tyre nuk është vetëm te kërkesa prej 100 euro në pagat e tyre deri në miratimin e Ligjit për Paga.

“Nuk është problemi vetëm te 100 eurot, kemi edhe kërkesa të tjera si Ligji për Paga etj. Nuk e kemi marrë ende njoftimin, do të shohim çka do të thotë anëtarësia dhe se çka do të vendosin organet e BSPK-së”, ka thënë Jasharaj për Kohën.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka bërë publike një pako ndihmese për të përballuar inflacionin. Ky veprim i Qeverisë së Kosovës vjen kur janë organizuar greva gjithandej në vend.

Exit mobile version