2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Si i mashtronte 29-vjeçari fermerët në Istog e Skenderaj duke iu marrë mijëra euro

Policia ka arrestuar në Lipjan një person që kishte mashtruar fermerët në Istog dhe Skenderaj.

29-vjeçari i dyshuar është arrestuar në orët e para të mëngjesit të së martës, nën dyshimet për mashtrim.

“Personi i dyshuar tani më i arrestuar, G.N., dyshohet se ditë më parë kishte blerë tetë (8) kafshë shtëpiake (gjedhe) në vlerë gjashtë mijë e pesë qind (6.500) euro, mirëpo nuk i ka paguar paratë sipas marrëveshjes duke mashtruar viktimën”, ka njoftuar policia.

G.N. dyshohet se ka mashtruar fermerët nga Istogu dhe Skenderaj duke bërë shitblerje të kafshëve, e më pas duke mos u përgjigjur në obligimet monetare, në vlerë prej mijëra euro.

“Personi i arrestuar poashtu dyshohet ka kryer edhe disa vepra penal të mashtrimit të fermerëve tjerë nga Istogu dhe një rast në Skenderaj, duke bërë shitblerje të kafshëve nga persona të caktuar por duke mos u përgjigjur në obligimet monetare ndaj palëve në vlerë prej mijëra euro”, ka bërë të ditur policia.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Ndaj personit të dyshuar të lartcekur me iniciale janë të evidentuara disa raste të iniciuara për “mashtrim”, prandaj pas ndalimit dhe arrestimit të tij nga autoritetet, i njëjti është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin kompetent dërgohet në mbajtje 48 orë për procedura të mëtejme ligjore”, thuet në njoftimin e policisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img