6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Si i mashtroi Otto von Feignblatt, Lutfi Hazirin dhe Hashim Thaçin?

Kush është Otto von Feigenblatt dhe si arriti të bëhet Ambasador Nderi i Kosovës?

Një barcoletë në gjuhën angleze tregon se si njëri kishte dashur t’a marrë për grua vajzën e Bill Gates, miliarderit të Microsoft-it, por duke qenë nga një familje e varfër dhe i papunë e dinte se kjo gjë nuk do të mund të arrihej. Andaj edhe e bëri një plan.

“Djali shkon tek Bill Gates: Zotëri, unë kam ardhur për t’ua kërkuar dorën e vajzës suaj. Bill Gates: Jo! Djali: Por unë jam drejtori i Bankës së Amerikës. Bill Gates: Në rregull atëherë, u trashëgofshi. Djali shkon tek Presidenti i Bankës së Amerikës: Zotëri, më bëj drejtor të bankës tënde. Presidenti i bankës: Jo! Djali: Por unë jam dhëndrri i Bill Gates. Presidenti i Bankës: Në rregull atëherë, urime puna e re”, thotë barcoleta.

Këso plani me sa duket ka pasur edhe Otto von Feigenblatt, emri i të cilit përkthehet si Otto “Gjethe Fiku”, kur ka vendosur të bëhet Ambasador Nderi i Republikës sonë.

Titulli Ambasador Nderi i Kosovës është titull shtetëror që u ipet “qytetarëve të huaj dhe qytetarëve me origjinë kosovare e shtetësi të huaj, që kanë kontribuar dhe kontribuojnë për interesat nacionale të Kosovës”. Por sa e ka merituar këtë titull Otto von Feigenblatt, dhe a e ka ditur Presidenti Thaçi se kujt në të vërtetë po ia ndan këtë titull?

Në lajmin e publikuar në faqen e Presidentit me rastin e ndarjes së këtij titulli për Feigenblatt, thuhet se “Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur Presidentin e Akademisë Ndërkombëtare të Shkencave Sociale në Florida të SHBA-së, Otto von Feigenblatt, njëherësh profesor në shumë universitete botërore”.
Dhe nëse bëhet një kërkim në Google, në shikim të parë, ky person të len përshtypjen e një akademiku, diplomati, dhe autor librash, i cili bën pjesë në një numër të madh organizatash të shquara akademike. Kështu edhe duket të ketë besuar Presidenti Thaçi.

Mirëpo nëse analizohet më në detaje, imazhi i Otto von Feigenblat fillon e qartësohet. T’i marrim një nga një.

Një lajm i një gazete lokale në amerikë, që me sa duket i është përvjedhur tentimit për të mbajtur një imazh akademiku Otto-s, shkruan se si “Otto, i njohur për nxënësit e Shkollës së Mesme Royal Palm Beach si Dr. Otto, është emëruar Ambasador Nderi i Kosovës”. Lajmi më tutje thotë se Otto është i vlerësuar lart në këtë shkollë për punën e tij me nxënësit.
Me fjalë tjera, “profesori i shumë universiteteve botërore” i Presidentit Thaçi na del të jetë vetëm një profesor i një shkolle të mesme në shtetin e Floridas.

Që të ndërtojë imazhin e një intelektuali sa më mirë, Dr. Otto “Gjethefiku” është përkujdesur që të botojë edhe disa libra. Një kërkim në Amazon shfaq se Ambasadori ynë i Nderit është autor i 5 librave. Nëse lëmë anash cilësinë dhe seriozitetin e temave i cili është i mangët, mjafton të shihet më tutje që të vërehet se në fakt këto libra ose janë pamflete me shumë pak faqe, ose në rastet kur kanë shumë faqe, ato janë përmbledhje e temave nga autorë të ndryshëm, dhe Otto është vetëm njëri nga dhjetëra autorët, paçka që ky e ka prezantuar veten si autor i tërë përmbledhjes.

Më poshtë shihet në përmbajtjen e një libri, autor i të cilit është vetëquajtur Otto, se si në fakt ai është vetëm njëri nga autorët e shumtë.

Kurse në foton më poshtë e keni edhe vlerësimin e bërë nga një lexues për njërin nga librat e Otto-s, ku ndër tjera thotë që ky “libër” as pamflet nuk mund të quhet ngase i ka vetëm 88 faqe, përfshirë edhe referencat:

Një profesor i shquar, siç pretendon të jetë Otto von Feigenblatt, as që do të denjonte të vendoste emrin e tij në këso librash, e lëre më të paraqitet si autor i tyre.

Titulli më i fundit që ka marrë është ai nga Kosova, të cilin nëse shikoni profilin e tij në Facebook e përdorë pareshtur sikurse të ishte ambasador me të vërtetë. Dikush mund të thotë se mund të përfitojmë nga aktiviteti i tij në emër të Kosovës. Mirëpo shtrohet pyetja çka nëse ky person e keqpërdor këtë titull njësoj siç ka keqpërdorur titujt e tjerë për përfitime personale (shto këtu rastin më të fundit: çmimin e Lutfi Hazirit)?

Titulli tjetër të cilin e bart me shumë krenari është “Konti i Kobryn-it”. Në dëgjim të parë, ky titull të jep përshtypjen se ke të bësh me një anëtar të ndonjë familjeje mbretërore, mirëpo nëse kërkohet vendi Kobryn në Google, atëherë shfaqet një qytezë e vogël diku në Bjellorusi, e cila ka vetëm 50,000 banorë. Për më tepër, që të mbahet një titull i tillë vendi duhet të jetë monarki, siç është ta zëmë Mbretëria e Bashkuar, por të gjithë e dimë se Bjellorusia është larg prej monarkisë. Megjithëse ka një diktator për president, ende nuk është shëndrruar në monarki.

Sa u përket titujve të tjerë, duket të jenë organizata fiktive, meqenëse Google nuk mund të gjejë asgjë për disa prej organizatave.
Si përfundim, ky person ka mashtruar Presidentin e vendit tonë, duke u paraqitur si dikush që në fakt nuk është. Me fjalë tjera, Otto “Gjethefiku” ka përdorur strategjinë e njëjtë me atë djaloshit që donte të martohej me vajzën e Bill Gates. Dallimi i vetëm është se tregimi me Bill Gates është i trilluar, kurse ky me Republikën tonë është i vërtetë./ekonomiasot./

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img