Site icon PrishtinaPress

Si i kishte detyruar Enver Hoxha rreth 100 oficerë dhe nëpunës civilë shqiptarë të ndaheshin me gratë ruse

“Paris-presse” kaishte botuar, me 14 janar të vitit 1962, në ballinë, një shkrim në lidhje me vendimin mizor të regjimit diktatorial të Enver Hoxhës ndaj shqiptarëve të martuar asokohe me shtetase ruse.

Këtë dëshmi Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.

Rreth 100 oficerë dhe nëpunës civilë shqiptarë janë detyruar të ndahen nga gratë e tyre, sepse ato janë me origjinë ruse.

Qeveria e Enver Hoxhës dëboi gratë ruse të martuara me shqiptarët në kohën kur ata ishin studentë në Moskë.

Vetëm disa nga burrat e tyre guxuan të shkonin në aeroport për t’u dhënë lamtumirën e fundit grave të tyre.

Exit mobile version