4.7 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Si i ekzekutoi policia serbe 11 të burgosur shqiptarë me revole nga afërsia në Dubravë

Bajrush Xhemajli, i mbijetuar i masakrës së Dubravës ka rrëfyer një moment të rëndë kur në burg forcat serbe vranë 11 të burgosur me revole – nga afër.

Ai tregoi se kishte raste kur vëllai e pa vëllain duke u varë.

Teksa rrëfyente në Pressing të T7, Xhemajli ka treguar se disa të burgosur kishin nisur një rezistencë, në mënyrë që të vriten më shpejtë e të mos torturoheshin.

”Ne i ndajtëm rolet, u ngritëm lartë në krejt çka ka bombardu, kur vinë ata poshtë me t’ia gju ato poshtë, me vra një – e bëjmë punën që me na vra ata neve, sepse ishte bërë shumë e mërzitshme jeta”, ka deklaruar ai.

”Tërë natën kemi mbetur pa gjumë që kur të hyjnë me bë atë. E bëm një lloj organizimi që mos me na shku qashtu kot. 10 veta të armatosur hynë nga një derë tjetër. Ia nisën me gju”, ka vazhduar Xhemajli.

“Aty kur ka qenë rezervari i ujit, kanë hyrë brenda 11 persona i kanë vrarë me revole. Vëllai e ka pa vëllaun tu e vra.  Edhe krejt i marrin dhe i dërgojnë në sallë të sportit”, ka thënë ai teksa i tregoi këto momente të rënda.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img