Site icon PrishtinaPress

Si gatuhet byreku me presh nga një petë: Racion i shijshëm për gjithë familjen

Nëse nga gatimi i ndonjë byreku tjetër ju kanë mbetur disa petë, kjo është mënyra si të kurseni dhe si t’i përdorni në mënyrën më të mirë

Përbërësit:

– 500 g petë të holla;
– 1 presh i madh;
– 1 patate;
– vaj;
– kripë;
– piper;
– ujë i gazuar.

Përgatitja:

Në vaj fërgoni preshin e prerë në rrathë dhe shtoni pataten e grirë në rende. Në fund shtoni kripën dhe piperin.

Një petë përhapeni në tavolinë dhe spërkateni me ujë të gazuar dhe radhiteni shtesën. Mbështillni në role, pastaj përsëriteni procedurën me petët e tjera.

Radhisni në tepsi të lyer me vaj dhe piqni në 200 gradë Celsius rreth 30 – 40 minuta.

Sasinë e shtesës mund t’ia përshtatni numrit të petëve, përkatësisht nëse nga gatimi i ndonjë byreku tjetër ju kanë mbetur disa petë, kjo është mënyra si të kurseni dhe t’i përdorni në mënyrë më të mirë!

Ju bëftë mirë!

Exit mobile version