2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Si e shpreh secila shenjë e horoskopit kur është i/e dashuruar?

Çdo përfaqësues i zodiakut ka një mënyrë unike për t’ju treguar se është i dashuruar me ju. Ja thënia që çdo shenjë e zodiakut përdor për t’ju treguar se ju pëlqen dhe ju dëshiron…

Dashi: “Jam i dashuruar me ty”

Dashi është i drejtpërdrejtë. Ai do t’jua tregojë me fjalë atë që ndjen dhe nuk do t’ju lërë vend për dyshime.

Demi: “Nuk kam nevojë të takoj femra të tjera, shpresoj të ndodhë me ty”

Demi posesiv dhe xheloz i kufizon dhe i vendos gjërat në vendin e tyre në lidhje me të tretët.

Binjakët: “Do që ta kalojmë bashkë fundjavën e ardhshme?”

Nëse Binjakët po lënë mënjanë miqtë e tyre për ju atëherë është një shenjë e rëndësishme se me të vërtetë ju pëlqen.

Gaforrja: “Do të doja që ti të takosh prindërit e mi”

Nëse e thotë këtë do të thotë se dëshiron që ju të hyni përgjithmonë në jetën e tij.

Luani: “Unë dua që ti të ndihesh unike me mua”

Për ta është e rëndësishme që ju të ndiheni të sigurt dhe ai do të bëjë gjithçka për ju.

Virgjëresha: “Mund të qëndrosh këtu sonte”

Që një Virgjëreshë t’ju ftojë të qëndroni në shtëpinë e tij, të hyni në rutinën e tij, do të thotë se ju do, madje shumë.

Peshorja: “Unë po mendoja për ty dje dhe po mendoj se ndoshta…”

Nëse Peshorja ju tregon se keni një vend në të menduarit e tij dhe ju përfshin në planet e tij të përditshme, ai me siguri ka rënë në dashuri me ju dhe po planifikon hapat e ardhshëm me ju.

Akrepi: “Kam rënë në dashuri me ty si askush tjetër”

Akrepi është i drejtpërdrejtë. Ky është stili i tij dhe vështirë se do të ndryshojë.

Shigjetari: “Unë dua të shkoj nëpër botë me ty”

Shigjetari udhëtues dhe romantik gjithmonë e imagjinon dashurinë në një udhëtim të gjatë. Nëse ai ju bën pjesë të ëndrrave të tij për një eksperiencë të jetës, është e qartë se ai ju dëshiron pranë.

Bricjapi: “Me ty unë bëhem një person më i mirë”

Një Bricjap e gjen dashurinë kur ndjen se personi tjetër e bën atë të bëhet njeri më i mirë.

Ujori: “Ti je shumë interesant, gazmor, i zgjuar”

Nëse përdor këto fraza me ju, nuk ka dyshim se ka rënë “kokë e këmbë” në dashuri me ju.

Peshqit: “A do të regjistrohemi në ndonjë aktivitet së bashku?”

Peshqit ose ndryshe “mbreti i hobive” nuk përfshin askënd dhe këdo në botën magjike të aktiviteteve të tij dhe për ta bërë këtë, gjërat janë ndoshta serioze mes jush./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img