1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Si e lartësoi Vuçiq njeriun që nënshkroi një ligj, që dënon marrëdhëniet e të njëjtit seks me dënim me vdekje

Presidenti i Ugandës, Joveri Kaguta Museveni, ka takuar në Beograd presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ajo që është e rëndësishme të theksohet është se disa javë më parë, Museveni nënshkroi një ligj që dënon marrëdhëniet e të njëjtit seks në Ugandë me dënim me vdekje.

Për këtë vizitë kanë raportuar edhe mediat rajonale.

Ka qenë Indexi kroat ai që ka trajtuar pozicionin e homoseksualëve në Ugandë dhe ka shkruar për indinjatën e organizatave serbe LGBT me rastin e vizitës së Musevenit.

“Sipas këtij ligji, promovimi i homoseksualitetit në Ugandë dënohet me 20 vjet burg dhe miratimi i tij është në kundërshtim me standardet e të drejtave të njeriut që janë ratifikuar nga Uganda dhe Serbia në kuadër të OKB-së, thuhet në deklaratë nga 11 organizata joqeveritare, të cilat e dënuan vizitën treditore të Musevenit në Serbi dhe takimin me Vuçiçën”, transmeton Hina, përcjell Index.

Vuçiq vuri në dukje se “miqësia historike” me Ugandën nuk është vënë kurrë në pikëpyetje dhe ftoi biznesmenët serbë që të shqyrtojnë mundësitë e investimit në Ugandë dhe bashkëpunimin me kompanitë nga Uganda, raporton Index.

N1 e Zagrebit ka shkruar edhe për reagimet e ashpra të organizatave LGBT+ dhe joqeveritare me rastin e vizitës së Presidentit të Ugandës.

“Në një njoftim për shtyp, shoqatat i bëjnë thirrje presidentit serb Aleksandar Vuçiq, kryeministres Ana Brnabiq dhe udhëheqjes serbe që të qëndrojnë mënjanë dhe të dënojnë publikisht politikën anti-LGBT+ të presidentit të Ugandës dhe të ndalojnë afrimin me një vend që ka tendenca vrastare ndaj bashkëqytetarëve të tij me një orientim tjetër seksual”, raportoi N1.

“PRESIDENTI I UGANDËS NË SHOQËRINË E VUÇIQIT: “Mendojnë se jam budalla! Ja, gjithçka do t’ju shpjegoj me shembullin e kafesë…”, është titulli i portalit Slobodna Bosna për vizitën e Musevenit në Serbi.

Ai ka numëruar se si po humbet gjithçka Uganda në tregun botëror, duke e ilustruar me shembullin e kafesë, shkruan ky portal.

“Tregu i kafesë në botë vlen 460 miliardë dollarë, dhe Afrika, e cila prodhon kafe, merr vetëm 2,4 miliardë, ndërsa Gjermania që nuk e prodhon, fiton 6,8 miliardë dollarë nga kafeja, pohon presidenti i Ugandës”, raporton Sobodna Bosna. .

Ajo që vlen për kafe vlen edhe për hekurin, shtoi Museveni, duke thënë se një ton mineral hekuri kushton 47 dollarë dhe se një ton çelik vlen nga 600 deri në 900 dollarë.

“Nuk kam lejuar eksportin e mineralit të hekurit dhe litiumit. Ata mendojnë se jam budalla që eksportoj litium dhe më pas bëjnë bateri dhe makina. Jo jo jo! Ejani në Ugandë dhe prodhoni litium dhe makina këtu”, tha Museveni, siç raporton Slobodna Bosna.

Portali i Sarajevës Klix shkruan se “Vuçiç priti diktatorin ugandas i cili së fundmi lavdëroi zgjerimin e ndikimit të Putinit”.

“Museveni është një diktator afatgjatë i Ugandës, i cili ka sunduar në mënyrë sovrane këtë vend afrikan për 37 vjet. Ai erdhi në pushtet, tashmë shumë kohë më parë, në vitin 1986, dhe megjithëse teorikisht ekziston mundësia që dikush ta mposht në zgjedhje, në praktikë është e pamundur për shkak të frikësimit afatgjatë të opozitës dhe aktivistëve”, shkruan ky portal.

Klix kujton se “diktatori ugandas” u takua me presidentin rus Vladimir Putin në Samitin Ruso-Afrikan në Shën Petersburg vetëm pak ditë më parë dhe e falënderoi personalisht për përhapjen e ndikimit dhe bashkëpunimin ushtarak.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img