Moderatorja e njohur e lajmeve në Kosovë, Anita Haradinaj është konkurrentja e radhës në “Dance With Me Albania.
Pas performancës së saj me balerinin, Anita u pyet se si e lejoi bashkëshorti i saj, Ramush Haradinaj që njihet edhe me nofkën “Rambo”, që të marrë pjesë në kërë kërcim.
“Si më la Rambo? Këtë pyetje ma kanë bërë të gjithë. I thashë po të ishe dashuruar para meje me një balerinë si do ja bëje? Do e kishe lënë dhe s’do e kishe marrë për grua? Kam një jetë që punoj në televizion. Kam 23 vjet në televizion më ka mbështetur në të gjitha projektet e mia dhe me mirëkuptimin e atij jam sot këtu. Edhe ai nëse nuk ka kohë të më shohë, janë fëmijët duke më parë”, u shpreh Anita Haradinaj./Prishtinapress/