Vladimir e Vitali Klitschko janë shembull i trimërisë dhe atdhedashurisë. Dy boksierët milionerë po qëndrojnë në mes të kryeqytetit duke udhëhequr luftën dhe vendin e tyre ndaj agresionit rus.
Si dy luana, vëllezërit Klitschko sot kanë mbajtur konferencë në mes të Kievit, kryeqytetit ukrainas.
Pranë shatërvanit të monumentit të Archistratig Mikhail, Klitschkot mbajtën konferencë shtypi për mediat ndërkombëtare.
“Ne mbrojmë tokën tonë, historinë dhe të ardhmen tonë. Ukraina sot është mbrojtësi i lirisë dhe sigurisë së të gjithë Europës dhe vlerave demokratike. Ne do ngrihemi në këmbë sepse Ukraina është e lavdishme” kanë thënë ndër të tjerë ish-kampionët Klitschko.