-0.9 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Si duket rrethrrotullimi nën Oqeanin Atlantik?

Punimet në rrethrrotullimin e parë nënujor, i cili u ndërtua në Oqeanin Atlantik dhe do të jetë i hapur për trafik brenda pak javësh, kanë përfunduar.

Si pjesë e një tuneli të ri, me gjatësi 11 kilometra në fund të oqeanit, i cili lidh dy nga 18 Ishujt Faroe, rrethrrotullimi nuk është vetëm funksional, por edhe një perlë e vërtetë arkitektonike.

Artisti Faroese Trondur Paturson është përgjegjës për rregullimin e këtij rrethrrotullimi dhe pamjes së tij.

Pika më e ulët e tunelit Eisturoy shtrihet 189 metra nën nivelin e detit.

Në 2014, parlamenti miratoi planet për të ndërtuar një tunel me synimin për të lidhur kryeqytetin Torshavn me dy pika në ishullin Eisturai – Runavik dhe Strandur.

Tuneli do të shkurtojë distancën midis Torshavn, i cili ndodhet në ishullin më të madh dhe më të populluar të Strejmoy, në dy fshatra në Eisturoy, nga 55 në 17 km.

Kjo do të zvogëlojë kohën e vozitjes nga më shumë se një orë në vetëm 16 minuta.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img