Partnerët ndërkombëtarë po vazhdojnë të rrisin çdo ditë e më shumë presionin për themelimin e Asociacionit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ende nuk ka dhënë një qëndrim përfundimtar se si do të procedoj me këtë çështje.
Në anën tjetër, në opozitë thotë se Kurti nuk do të zvarris më shumë këtë çështje.
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi ka thënë se Kurtin veç dorëheqja mundet me nda nga asociacioni.
“Marrë parasysh faktin që nuk ke shpëtim nga kauza që e abuzove ndër vite e që të solli në pushtet, dërgo propozim me parimet. Të gjithë po të mbështesim. Pra, asociacion PA kompetenca ekzekutive, PA u shndërruar në pushtet të tretë, PA cenuar karakterin unitar të Republikës, e gjithmonë duke mbrojte kushtetutshmërinë e Republikës së Kosovës. Të paktën një herë tregohu i përgjegjshëm para të ardhmes së fëmijëve tanë e funksionimit të shtetit tone”, ka shkruar ndër të tjera Musliu-Shoshi.
Ndërsa, deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi ka thënë për IndeksOnline se krijimi i Asociacionit duhet të trajtohet me kujdes dhe mos ta dëmtojë Kosovën, duke u bazuar gjithmonë në rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese.
“Kryeministri Kurti duhet me shumë seriozitet të marrë këtë çështje dhe të veprojë më hapa të sigurt, pasi Drafti i paraqitur në Bruksel për Asociacionin është i papranueshëm dhe kryeministri duhet që të jetë në dakordim me miqtë tanë në mënyrë që në këtë proces të mos jemi ne ata të dëmtuarit. Është thënë se kryeministri Kurti do ta bëj vetë draftin për Asociacioni, të presim të shohim se cili është rezultati dhe çka mendon të propozojë dhe nuk mendoj që do ta zvarris këtë çështje pasi edhe kryeministri e di se zvarritja e këtyre situatave nuk na bën mirë, por patjetër që me vigjilencë dhe në kontakt më ShBA-në dhe BE-në”, ka thënë ndër të tjera deputetja Bytyqi.
Deputetja e AAK-së nuk beson se aleatët e Kosovës do të rekomandonin një Asociacion që i jep kompetenca ekzekutive këtij Asociacion.
Ditë më parë në Bruksel është zhvilluar një takim në nivel të kryenegociatorëve mes Kosovës dhe Serbisë, por nuk është shënuar ndonjë progres