Lionel Messi dhe Paris Saint-Germain pritet që të arrin një marrëveshje për një kontratë të re
Paris Saint-Germain dhe Lionel Messi janë të gatshëm që ta arrin një marrëveshje të re me sulmuesin argjentinas që i skadon kontratë në fund të qershorit të këtij viti.
Babai i tij dhe agjenti Jorge Messi do të udhëtojë në Paris në javët në vazhdim për t’u takuar me drejtorët e klubit në një ofertë ku do të pajtohet për kushtet finale të saj e që përfshin gjatësinë e kontratës dhe pagën e djalit të tij.
Marca raportoi në korrik dhe e konfirmoi në dhjetor që dy palët dëshirojnë që të arrin një marrëveshje që Messi të qendrojë në PSG.
Klubi besojnë që do t’ia bëjnë atij një ofertë që do të jetë e “pamundur të refuzohet”. Në anën tjetër, Messi është i lumtur në Paris, pasi që familja e tij është adoptuar mirë me jetën në kryeqytetin francez dhe ai dëshiron të vazhdojë të luajë për kampionët e Ligue 1.
Sa për PSG, ata do të jenë të lumtur ta bindin Messi të qendrojë dhe kështu fituesi i Botërorit 2022 ta udhëheq skuadrën e tyre.
Klubi po fërkon duart e tyre për të arritur këtë kontratë të re që në njërën anë do të këtë shpenzime të mëdha por që ana tjetër tregon se ata do të kenë përfitime të mëdha nga ajo.
Paga e re e Messi
Messi për momentin fiton 30 milionë euro pas taksave. Pavarësisht moshës së tij 35 vjeçare, është e qartë që, pasi ai fitoi Botërorin, Messi vlen më shumë së sa ka marrë ai deri me tani. Kjo do të thotë që PSG do t’i ofrojnë atij rritje page.
Por, kjo nuk është shkak për shqetësim pasi që klubi dëshiron që ta kapitalizojë statusin e Messi si fitues i Botërorit, për sa i përket të ardhura duke rritur imazhin e brendit të tij.
Ideja e PSG-së është që të përfitojë globalisht para se Messi mund të pensionohet nga futbolli garues – madje edhe nëse ai shkon në një skuadër të MLS – do ta këtë vendin e tij në PSG.
“Leo pensionohet në Paris” është slogani që PSG dëshiron ta sigurojë në të ardhmen për t’u shkëputur atë përfundimisht nga Barcelona.
Të ardhura të reja për PSG
Sipas El Economista, të ardhurat e klubit janë rritur rreth 700 milionë euro vetëm në vitin e parë kur argjentinasi e veshi fanellën e PSG – edhe pse ata nuk e fituan Ligën e Kampionëve.
Arritja e tij ka tërhequr 10 sponsor të rinj dhe marrëveshje që kanë sjell të ardhura nga 3-5 milionë euro dhe 5-8 milionë euro secila.
Sponsor dhe brende të reja si Dior, Gorillas, Crypto.com, PlayBetR, GOAT, Snart Good Thins, Volt, Big Cola, Sports Water dhe Autohero janë lajmëruar pas arritjes së Messi.
Messi shiti më së shumti fanella prej që arriti në këtë klub, PSG ka shitur një milion njësi të fanellave të cilat kanë kushtuar nga 90 -150 euro secila, ku rreth 60 për qind e tyre kanë emrin e Messi në shpinë.
Kërkesa u rrit 30-40 për qind dhe PSG fitoi 75 milionë euro në një vit nga marrëveshjet që pati me Nike për sponsor të fanellave, me një kontratë të tyre që skadon me këtë kompani në vitin 2032.
Për këto arsye, PSG ka përgatit kontratën e re për Messi që është një ofertë që do të përfitojë edhe lojtari edhe ata edhe pas verës 2023.
Messi pritet të kthehet sot në Paris
Ndërkohë, PSG thuhet se ka përgatitur një pritje të mirë për fituesin e Botërorit në Parc des Princes para se ndeshja kundër Angers të fillojë të mërkurën, pra sonte.
Megjithatë, mbetet ende e paqartë a do të luajë apo jo Messi në këtë ndeshje.