2.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Si do të duket “muri” i ri në veri (Foto)

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, ka deklaruar në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të kësaj komune se muri pritet të rrëzohet, sipas të gjitha gjasave, qysh ditën e nesërme.

Ndërkaq, ai deklaroi se muri i ri që do të ndërtohet pak metra larg këtij aktualit, nuk do të jetë mur i vërtet, por do të vendosen disa “shtylla zhytëse” në zonën e shëtitores, raporton B92.

Sipas tij, këto shtylla zhytëse të çelikta do të menaxhohen nga distanca, ndërsa theksoi se kontrollori i tyre do t’i dorëzohet komunës së Mitrovicës së veriut.

“Kontrollori nga distanca do t’u dorëzohet atyre për të cilët edhe janë zhvilluar këto bisedime të vështira, e ato janë shërbimet emergjente, siç janë Ndihma e Shpejtë, Zjarrfikësit dhe Policia pasi që ajo zonë do të jetë vetëm për këmbësorë”, ka deklarua Rakiq, transmeton Koha.net.

Ai ka theksuar se kjo është pikërisht ajo që është arritur në marrëveshjen e 8 dhjetorit dhe se ajo pjesa e ridizajnuar e strukturës së re do të jetë zonë e mbrojtur për këmbësorë në rrugën “Mbreti Petër” në mënyrë që askush të mos mund të hyjë me mjete motorike aty.

Kujtojmë se shtylla të tilla zhytëse janë të vendosura në fillim të sheshit “Zahir Pajaziti”, përgjatë tij ku lidhen rrugicat tjera, dhe në fund të sheshit “Ibrahim Rugova”, Prishtinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img