3.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Buy now

spot_img

“Si do na trajtosh neve që jemi nga krahu i yt i djathtë”, Gërvalla i përgjigjet qytetarit rreth konkursit për diplomatë

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schëarz ka bërë thirrje sot që të aplikohet në konkursin e MPJD për pranimin e diplomatëve të rinj.

Ajo në thirrjen e saj ka thënë se procesi i përzgjedhjes do të jetë rigoroz e ndoshta edhe i vështirë, dhe sipas saj meritokracia do të jetë kriteri i vetëm për të zgjedhur më të mirët.

“Ju ftoj të aplikoni sot, duke ju siguruar që procesi do të jetë rigoroz, ndoshta i vështirë dhe kërkesat e larta, por meritokracia kriteri i vetëm për përzgjedhjen e më të mirëve, sepse Kosova e meriton të përfaqësohet në botë nga më të mirët e këtij vendi”, ka shkruar Gërvalla.

Megjithatë, pavarësisht këtij paralajmërimi të Gërvallës për rigorozitet, një qytetar që duket të jetë përkrahës i saj, ka marrë guximin për ta pyetur se si do t’i trajtojë Gërvalla ata që aplikojnë në këtë konkurs e që janë përkrahësit e saj.

“Më në fund një punë e mirë, të pergëzoj Donikë.Puna është si do na trajtosh neve që jemi nga krahu i yt i djathtë.Kerkoj një pergjigje nga ty Donika.Gjitha të mirat të uroj”, ka shkruar qytetari me inicialet A.K.

Përgjigja e Gërvallës ka qenë e menjëhershme dhe e prerë, duke i thënë se në shërbimin profeisonal të diplomacisë së Kosovës s’ka krah të djathtë e të majtë dhe s’ka ndarje “të tanët e të tyret”.

Kreydiplomatja kosovare ka thëën se njerëzit aty do të përzgjidhen me meritokraci.

“Në shërbimin profesional të diplomacisë së vendit nuk ka krah të djathtë dhe të majtë, nuk ka tanët dhe të tyret, ka vetëm meritokraci dhe profesionalizëm në shërbim të vendit.

Për të gjitha të tjerat kujdesen partitë politike, shoqatat dhe të tjerët”, i ka kthyer përgjigje Gërvalla qytetarit./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img