Site icon PrishtinaPress

Si do futen forcat speciale amerikane në të gjithë Evropën

Pas samitit të NATO-s, në Vilnius, Lituani, presidenti amerikan Joe Biden duket se është rikthyer në Shtëpinë e Bardhë me ide të reja, ndonëse deri diku të rrezikshme. Ai ka lëshuar një urdhër ekzekutiv të që autorizon dislokimin e disa rezervistëve amerikanë në Evropë. Biden lëshoi ??urdhrin ekzekutiv që autorizon liderët ushtarakë, përfshirë Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin, për të mobilizuar “forcat rezervë të zgjedhur” në një përpjekje për të shtuar Operacionin Atlantic Resolve, i cili filloi në 2014 në përgjigje të veprimeve ruse në Ukrainë.”Kjo ripohon mbështetjen dhe angazhimin e palëkundur për mbrojtjen e krahut lindor të NATO-s në vazhdën e luftës së paligjshme dhe të paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës,” u tha gazetarëve gjeneral Douglas Sims, drejtori i operacioneve për Shtabin e Përbashkët. Megjithatë, nuk është ende e qartë nëse Sekretari Austin synon të vendosë personel të ri ose në çfarë numri mund të zgjedhë ta bëjë këtë. Ajo që është e sigurt, siç edhe historia ka treguar, Rusia nuk do të jetë aspak e kënaqur dhe reagimet e saj impulsive, s’do të ishte çudi të shkaktonin “Luftën e Tretë Botërore”.

Urdhri i Biden

Urdhri ekzekutiv i Biden do të thotë se deri në 3,000 personel shtesë mund të vendosen “duke shtuar forcat e armatosura në mbështetje të Operacionit Atlantic Resolve”, sipas një njoftimi për shtyp nga Departamenti i Mbrojtjes. Atlantic Resolve është një iniciativë e nisur në vitin 2014 në përgjigje të veprimeve ruse në Ukrainë, duke përfshirë aneksimin e Gadishullit të Krimesë në mars të atij viti, dhe është projektuar për të forcuar mbrojtjen e vendeve të NATO-s. Sakaq, nga 3,000 personel, jo më shumë se 450 mund të jenë anëtarë të Rezervës së Gatishme Individuale.Sipas Ushtrisë Amerikane, Rezerva e Gatishme Individuale “janë ushtarë të trajnuar të cilët mund të thirren, nëse është e nevojshme, për të zëvendësuar ushtarët në detyrë aktive dhe njësitë rezervë të ushtrisë”. Faqja e internetit e Ushtrisë vë në dukje se shumë nga ata ushtarë “janë larguar së fundmi nga Detyra Aktive dhe kanë ende një angazhim të Rezervës së Ushtrisë”. Operacioni Atlantic Resolve ka çuar në një rritje të dukshme të pranisë ushtarake të SHBA-së në Evropë, veçanërisht që kur Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë vitin e kaluar. “Që nga shkurti i vitit 2022, DoD vendosi ose shtriu mbi 20,000 forca shtesë në Evropë në përgjigje të krizës së Ukrainës, duke shtuar aftësi shtesë ajrore, tokësore, detare, kibernetike dhe hapësinore, duke e çuar totalin tonë aktual në më shumë se 100,000 anëtarë të shërbimit në të gjithë Evropën”, njoftoi Pentagoni në qershor të vitit të kaluar.

Planet e Amerikës

Thirrjet e mundshme vijnë pas samitit të NATO-s në Lituani këtë javë, ku aleatët u zotuan të bëjnë gati 300,000 trupa për dislokim të shpejtë brenda 30 ditëve ose më pak. Është një urdhër i pazakontë për aleancën prej 31 anëtarësh, anëtarët individualë të së cilës luftojnë me pajisjet dhe gatishmërinë e trupave pas dekadave të kursimit të fondeve ushtarake. Udhëheqësit e aleancës ndërmorën hapa të rinj për të forcuar arsenalin e Ukrainës.Lajmi vjen gjithashtu pasi Ukraina vazhdon të sulmojë linjat kryesore mbrojtëse të Rusisë në rajonet Donetsk dhe Zaporizhzhia. Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë tashmë hapa për të forcuar forcat në rast se lufta e Rusisë zgjerohet, duke dërguar rreth 1000 trupa në Lituani, të cilën Biden e vizitoi gjithashtu këtë javë. Nga aty, Biden krah presidentit finlandez Sauli Niinisto, garantoi për angazhimin e SHBA-së dhe NATO-s për mbrojtjen e ndërsjellë. “Po them me siguri sa çdo gjë mund të thuhet për politikën e jashtme amerikane, ne do të qëndrojmë të lidhur me NATO-n, të lidhur me NATO-n. Ne jemi një partneritet transatlantik”, tha ai në një konferencë për shtyp. Biden u zotua të mbrojë “çdo centimetër të territorit të NATO-s, dhe kjo përfshin Finlandën, natyrisht,” tha ai. Gjatë fjalës së tij, Biden tha: “Putini tashmë e ka humbur luftën. Nuk ka asnjë mundësi që ai të fitojë”. Ai tha se burimet e Rusisë do të mbarojnë. “Por unë nuk mund të parashikoj saktësisht se si do të ndodhë kjo”, theksoi Biden.

Exit mobile version